AKTUALITET /

I kallëzuar për tender rrugësh, kryebashkiaku Erion Isai pyetet për herë të dytë në SPAK

Në kallëzimin e bërë nga avokati Esmerald Xhafa, Erion Isai akuzohet për një sërë veprash penale si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe shkelje e barazisë në tendera.

Shkruar nga Versus
I kallëzuar për tender rrugësh, kryebashkiaku Erion Isai pyetet
Momenti kur Erion Isai mbërrin në SPAK

Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai është paraqitur për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Për herë të parë ai u pa në ambientet e SPAK në 2023-in kur deklaroi se ishte pyetur lidhur me një çështje të vjetër, pa dhënë detaje pavarësisht se ndaj tij kishte kallëzim për një tender rrugësh.

Ndërsa këtë herët, dyshohet se Erion Isai është thirrur për t’u pyetur nga prokurorët e posaçëm lidhur me një denoncim të bërë nga avokati Esmerald Xhafa sa i takon tenderit të rrugës Korçë-Ersekë.

Sipas kallëzimit të mëposhtëm, kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai është kallëzuar në SPAK nga Esmerald Xhafa, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale.

Konkretisht për Shpërdorim të detyrës, Korrupsion pasiv dhe aktiv, fshehje e pasurise dhe për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Përveç tij, në Prokurorinë e Posaçme janë kallëzuar edhe Spiro Zoto ish pronar dhe administrator i Rehovari shpk, Euljon Hasko administrator dhe pronar i Rehovari shpk, anëtarët e njësisë së Prokurimit për vitin 2022, 2023, 2024 dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për vitet 2022 2023, 2024, për të njëjtat vepra penale.

“Në fakt nga hulumtimet e kryera në tenderat e prokuruara nga ana e Bashkisë Kolonjë rezulton që për fat të keq pjesa më e madhe e tyre për të mos thënë të gjitha janë me flamur të Kuq, që do të thotë se kanë problem. Nëse do ti shohim tenderat e zhvilluara nga ana e Bashkisë Kolonjë, janë në vlera të Konsiderueshme por ndarja e tyre është bërë e paracaktuar, dhe se punimet e prokuruara nuk janë kryer me cilësi apo sipas projektit të hartuar nga ana e Autoritetit Kontraktor, apo edhe të mos jenë kryer fare por janë Procedura për të futur lekë nga buxheti i shtetit në xhepat e tyre drejtues të Bashkisë Kolonjë. Rezulton që me ardhjen në drejtimin e Bashkisë Kolonjë qeveria është treguar zemërgjerë duke i alokuar miliona euro për tëpërmirësuar infrastrukturën rrugore, për ujësjellësa, për ndërtime shkollash, për fasda pallatesh etj etj, si dhe në Bashkëpunim edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë rindërtuar disa rrugë të cilat për fat të keq janë prishur ende pa mbushur vitin siç është edhe rruga që tëçon në Llixhat e Sarandaporit Leskovik. Duke studiuar këto procedura nisur edhe nga ankesat që qytetarët kishin , por për shkak se janë të trembur pasi kërcënohen me heqje nga puna më rezultuan shumë raste të procedurave të cilat janë kryer dhe punimet ose nuk janë kryer fare , ose janë kryer pa cilësi dhe duke mos iu përmbajtur specifikimeve teknike që këto kanë patur. Rasti më flagrant është rasti i Rikonstruksionit të digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtim prita Malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjëviti 2023", thuhet në kallëzim.

Isai u rizgjodh në krye të bashkisë së Kolonjës për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: