POLITIKË /

Gjikuria voton në Himarë! Problematika me kartat e ID të skaduara? Kandidati: PS i bën ligjet siç do vetë

Gjikuria u shpreh i bindur se kartat e skaduara të ID nuk do ndikojnë në rezultatin final të zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus
Gjikuria voton në Himarë! Problematika me kartat e ID të
Petro Gjikuria

Kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria votoi pak minuta pas kandidatit të PS Vangjel Tavo. Në deklaratën e dhënë për gazetarët ai ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje ndërsa u shpreh i bindur se do të fitojë.

Sa i  takon problematikës me qytetarët e pamundur për të votuar për shkak të skadimit të kartave të ID, Gjikuria akuzoi qeverinë duke thënë se rregullat i vendos siç i leverdis PS.

“Unë do jem kryetari i ri i bashkisë Himarë. Nuk besoj se kartat e skaduara do të ndikojnë në rezultat. Kartat e skaduara vitin e kaluar i lanë, këtë vit nuk i lanë. Këtu ligjet i bëjnë vetë, llogarisin numrat që u duhen dhe ligjet i bëjnë si të duan”- tha Gjikuria.

Ndërsa më herët kundërshtari përballë tij, Tavo nuk e komentoi këtë problematikë duke e konsideruar si “çështje ligjore”. Versus.al

Poll