Kreu i qeverisë Edi Rama ka ironizuar sërish kreun demokrat Sali Berisha.
Këtë herë bëhet fjalë për premtimin që Berisha i bëri i një vogëlushi ditën e djeshme në protestën e opozitës për mbylljen e rrjetit social TikTok.
Në postimin në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë bën thirrje për ‘tharjen e kënetës (siç e cilëson prej kohësh kreun demokrat) me votë”.
'Mbroni fëmijët, thani kënetën me votë' shkruan Rama krahas videos së publikuar.







