Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar 789 tituj të tjerë pronësie në Himarë.
Më këto tituj në Bashkinë e Himarës sot përmbushet një e treta e procesit, ndërsa regjistrimi përfundimtar i shtëpive të trashëguara përfundon brenda vjeshtës.
Edi Rama: E vërteta është se problemi i regjistrimit të shtëpive të trashëguara në këto pika si nga Thethi, Malësia e Madhe, Kukësi, Hasi, Tropoja dhe pastaj tutje poshtë në disa pika të tjera është një problematikë që lidhet me faktin se ndryshe nga të gjitha zonat e tjera çështja e pronësisë ka qenë e komplikuar dhe në gjuhën teknike bëhet fjalë për vendosjen në hartë të pronave dhe në anën tjetër dhe të shtëpive që të përputhet plotësisht vendosja reale me atë të Kadastrës, që të mos ketë mbivendosje.
Ajo që e ka ngatërruar në këtë pjesë që nuk është e njejta gjë me zonat e veritu është ajo që ka ndodhur në shumë prona pas viteve '90 e më pas ku është bërë shumë zullum me letrat me AMTP dhe me certifikatat. Dhe ju e dini më mirë se unë se janë gjendur tre pronarë për një pronë dhe në mënyrë shumë të rëndomtë një copë tokë bëhet burim konflikti sepse ka pretendë të shumtë që tregojnë letra.
Ajo që ka rëndësi për ju është përfundimi i kalvarit të gjatë të vuatjeve është çështje regjistrimi dhe dorëzimi i certifikatave.
Sot janë 789 certifikata në të gjithë qarkun e Vlorës.
E gjithë ana teknike ka përfunduar është vetëm çështje aplikimi, vendosje në hartë të pronës dhe dorëzimin e certifikatës që vërteton që kjo pronë është pasuri e regjistruar.
Të gjithë kanë të drejtën të kenë mendimet e tyre, opinionet e tyre por faktet janë fakte. Me opinione mund të luftojmë me faktet jo dhe fakti është se në këtë proces është se ka qenë vullneti maksimal për ta mbyllur këtë histori që u bë e pakuptimtë ndërkohë që të tjerë e kanë shfrytëzuar sa kanë mundur këtë ngërç për të helmuar zemra njërëzish duke treguar përralla, përralla shumë të ulëta sepse të thuash se qeveria do të marrë pronat në Himarë do të thotë të tregosh një përrallë shumë të ulët, një përrallë e shëmtuar, një përrallë që nuk është e vërtetë. E para qeveria edhe sikur ta ketë në mend nuk mund ta bëjë këtë punë, e dyta ju jeni dëshmitarë që ata që kanë zhvilluar prona në këto zona private janë sipërmarrës që kanë kontrata me pronarët jo me qeverinë dhe nga ana tjetër ju jeni dëshmitarë që ato janë kontrata me përfitim gjithmonë e më të madh për pronarët sepse çmimi i tokës në këto zonë është rritur si asnjëherë më parë dhe rritja e çmimit nuk ka ardhur as nga qielli, as nga malet as nga deti sepse bukuritë e zonës kanë qenë këtu. Eshtë e gjithë kjo infrastrukturë që është ndërtuar dhë nuk është ndërtuar për individë./ Versus.al







