
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot podcastin “Flasim” ku ka mbledhur 5 kandidatët e Partisë Socialiste për bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiakë më 9 nëntor.
Duke qenë se nesër nis heshtja zgjedhore, Rama ka zgjedhur që sot t’ju japë kandidatëve një hapësirë për t’u shprehur në publikun e gjerë për t’u kërkuar votën të dielën pavarësisht se pothuajse nuk janë mbajtur fare takime elektorale nga drejtuesit e partive të mëdha.
Gjatë bisedës me ta Rama u ndal edhe tek rivalët që kandidojnë si të pavarur, por mbështeten nga PD, duke u shprehur krejt i qetë dhe i bindur për fitoren e plotë në 5 bashki.
Pjesë nga diskutimi mes tyre:
Edi Rama: Kë ke në Tepelenë?
Kandidati për Tepelenën, Gramoz Sako: Është një çun i ri ka një biznes në Tiranë dhe në Berat. Çun i ri 24 vjeç ka mbaruar grafik dizajner, lëviz nëpër qytet.
Rama: Artist ë? Po në Berat?
Kandidati për Beratin, Ervin Ceca: Është larguar prej 30 vitesh nga qyteti, jeton këtu në Tiranë ka kandiduar edhe herë të tjera si i pavarur.
Rama: e mbështesin këta apo…
Ervin Ceca: E mbështesin, por është shumë larg asaj që i duhet qytetit
Edi Rama: Halli i PD-së, ndjesë pastë është kujt t’ja lëmë humbjen në derë
Ervin Ceca: Është e lënë në tavolinë që në momentin që kandidojnë persona të tillë pa ndonjë lidhje me qytetin apo partinë.
KANDIDATËT E PS PËR ZGJEDHJET E PJESSHME NË 6 BASHKI:
Bashkia Vlorë – Brunilda Mersini
Bashkia Tepelenë – Gramoz Sako
Bashkia Mat – Altin Bojni
Bashkia Berat – Ervin Ceca
Bashkia Cërrik – Florenc Doka. Versus.al

