POLITIKË /

Hapen kutitë zgjedhore në Himarë, KQZ konstaton gjetjet: Vetëm 169 qytetarë nuk u lejuan të votonin

Seanca u zhvillua në orën 11:00 të ditës së sotme nga ku KQZ konstatoi gjetjet e saj

Shkruar nga M.H
Hapen kutitë zgjedhore në Himarë, KQZ konstaton gjetjet:
Foto ilustruese

KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve) vendosi të hapë kutitë e votimit për zgjedhjet e Himarës në 36 qendra votimi, pasi opozita hodhi akuza për parregullsi gjatë procesit të zgjedhjeve.

Seanca u zhvillua gjatë ditës së sotme nga ku komisioni i KQZ konstatoi gjetjet e saj, ndërsa KAS është tërhequr për të shqyrtuar të dhënat e për të dhënë vendimin në orën 12:00.

Bëhet me dije se nuk janë identifikuar raste votimi me kartë të skaduar, teksa 169 qytetarë nuk u lejuan të votonin për këtë arsye.

Rreth 100 zgjedhës kanë paraqitur vështirësi për tu identifikuar me pajisjen PEI,pasi nuk ka njohur gjurmët e gishtave.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Himarë u mbajtën më 5 gusht, ku fitoi me shumicë votash kundër Pjetër Gjikurisë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste, ndërsa 6 mijë qytetarë u ndaluan të merrnin pjesë në votime për shkak të kartave të ID të skaduara./ Versus.al

Poll