POLITIKË /

VIDEO/ 'Hapni rrugën', policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike

Shkruar nga Versus

VIDEO/ 'Hapni rrugën', policia nuk lejon protestuesit të

Është tensionuar sërish situata gjatë protestës së opozitës në Tiranë, ku protestuesit kanë tentuar të zhvendosen drejt godinës së Parlamentit, ndërsa forcat e policisë kanë vendosur kordon sigurie pranë zonës së Xhamisë së Namazgjasë.

Të udhëhequr nga deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, protestuesit dhe përfaqësues të opozitës janë përplasur me policinë, ndërsa situata është përshkallëzuar me ndërhyrjen e mjeteve të ujit për shpërndarjen e turmës.

Gjatë përplasjes është lënduar deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor në urgjencë. Ai u ka bërë thirrje protestuesve që të vijojnë marshimin përpara.

Më herët, janë raportuar të lënduar edhe nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi si dhe ish-kandidati për deputet Aulon Kalaja, pas përplasjeve të mëparshme me forcat e rendit.

Situata në zonën e protestës mbetet e tensionuar, ndërsa policia vijon të mbajë nën kontroll perimetrin pranë institucioneve qendrore./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll