POLITIKË /

Hodhi ujë drejt Ramës, Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca e Kuvendit

Sipas pamjeve nga seanca, Bardhi hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, çka solli reagimin e drejtueses së seancës, e cila vendosi përjashtimin e tij.

Shkruar nga Versus

Hodhi ujë drejt Ramës, Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca e

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar nga seanca plenare e Kuvendit pas një incidenti të ndodhur gjatë zhvillimit të saj.

Ngjarja ndodhi në momentin kur mazhoranca po vijonte votimin e projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës. Sipas pamjeve nga seanca, Bardhi hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, çka solli reagimin e drejtueses së seancës, e cila vendosi përjashtimin e tij.

Ndërkohë, deputetët e opozitës kishin bllokuar foltoren e Kuvendit në shenjë proteste dhe krijuan zhurmë në sallë duke goditur tavolinat me sende, në përpjekje për të penguar zhvillimin normal të seancës.

Pavarësisht tensioneve dhe protestës së opozitës, mazhoranca vijoi procedurat e votimit të projektligjeve të rendit të ditës.

Poll