POLITIKË /

“I dhanë leje” për të shkuar në Gjermani/ Paqe mes Berishës dhe SPAK? Lideri demokrat: Do takoj militantë

Megjithatë Berisha thotë se kërkesa që SPAK i aporovoi nuk krijon paqe mes tij dhe institucionit.

Shkruar nga Versus

“I dhanë leje” për të shkuar në Gjermani/ Paqe

Pasi SPAK miratoi kërkesën e avokatëve për të mos u paraqitur në seancën e 3 shkurtit, ish-kryeministri ka treguar se nuk kishte arsye pse atij t’i mohohej udhëtimi në Gjermani, I cili përkon me datën e detyrimit të paraqitjes. Por lideri demokrat po ashtu theksoi se për të nuk përbën problem ky process dhe se “pas takimeve mund të shkojë në SPAK edhe dy ditë rresht”.

Në një intervistë televizive, Berisha tha se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e një aktiviteti në Gjermani dhe se do të takojë aktivistët dhe militantët.

Ndër të tjera Berisha zbulon se me emigrantët do të diskutojë edhe një tjetër çështje të rëndësishme, Votën e Diasporës në zgjedhjet e 11 Majit.

“Kam një ftesë për të marrë pjesë në një aktivitet, shkoj për të takuar aktivistët dhe militantët tanë në lidhje me regjistrimet. Pra, janë një seri aktivitetesh”, tha Berisha.

Megjithatë Berisha thotë se kërkesa që SPAK i aporovoi nuk krijon paqe mes tij dhe institucionit.

“Nuk ka asnjë motiv që unë të ndalohem të shkoj jashtë, se kjo do të ishte pastaj kufizim i lëvizjes jashtë. Jam gati të shkoj dy ditë rresht pas kësaj dite për konferencë. Nuk përtoj. Kam një aktivitet mediatik të hatashëm atje", u shpreh lideri demokrat.

Ish kryeministri nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt, pasi GJKKO ka miratuar kërkesën duke “I dhënë leje për udhëtuar”. /Versus.al/

Tags:

berisha spak

Poll