POLITIKË /

“I keni para syve, iu thonë: hë o trima”, Flutura Açka vendos foto të Staninit dhe Leninit në Kuvend

Flutura Açka fajësoi të gjitha palët politike për mënyrën e trajtimit të të ish-të përndjekurve politikë.

Shkruar nga B.V
“I keni para syve, iu thonë: hë o trima”, Flutura
Flutura Açka vendos fotot e Leninit dhe Stalinit në Kuvend

Në seancën e sotme plenare, u fol edhe për raportin e Institutit për Krimet e Komunizmit në Kuvend për të cilin deputetja e PD, Flutura Açka u shpreh se të dy palët politike u kanë bërë padrejtësi ish-të përndjekurve duke i mashtruar me VKM që nuk u zbatuan kurrë deri në fund.

“Të dy palët politike kemi luajtur me ish-të përndjekurit, ne të djathtët me arnime ligjesh, me duartrokitje, e duke ua përdorur kauzat dhe votat, dhe ju të majtët, mbase me të drejtën tuaj ideologjike, i keni ndarë dhe përçarë në mënyrë perfide, bashkë me përdëllimet se po i dëmshpërbleni në këta dhjetë vite e fundit, kur dihet mirë se ky është një kusht i prerë i qartë për të hyrë në Europë.

Atje kemi shumë zell të shkojmë me gjithë barrën e 1430 shekujve burg që kanë vuajtur një pjesë e qytetarëve te këtij vendi, shqymje nga trupi ynë shoqëror që nuk u quajt kurrë me emrin e vërtetë: gjenocid”, tha deputetja.

Açka shtoi se politika i ka lodhur ish-të përndjekurit me burokracira që nuk i lejojnë të marrin dëmshpërblim për vuajtjet gjatë kohës së komunizmit.

“Ata kishin më shumë nevojë për dashurinë tonë, dhe detyrimin që ne të ndërtonin Institucionin e Rehabilitimit të plotë, sa kohë nuk ua kthejmë dot ato 1430 shekuj jete të privuar.  Ua kemi lidhur duart sërish me vendime që e pengojnë zbatimin e ligjit. Sepse ua kemi plasur shpirtin me burokracira që të mos e marrin dëmshpërblimin.  Sepse ua kemi fshirë dhe po ua fshijmë me tërbim të gjitha shenjat vuajtjeve të tyre, burgjeve, kampeve, dosjeve, dëshmive.  Sepse nuk i kemi treguar me gisht vrasësit, dhunuesit, persekutorët e tyre. Shikoni Shtëpinë e Gjetheve, turpin tonë ku i kemi fshirë me të bardha keqbërësit politikë”, shtoi Açka duke ndërmarrë edhe aktin e vendosjes së fotografive të ish-liderave komunistë të Bashkimit Sovjetik, Leninit dhe Stalinit gjë që e shoqëroi me shprehjen “I keni para syve, ju thonë 'H o trima”.  Versus.al

Poll