POLITIKË /

“Babai politik, të shpëtoi nga hetimet”, Spiropali përplaset me Bashën: Mbroheshe nga gardianët e drejtësisë së vjetër

Shkruar nga B.V
“Babai politik, të shpëtoi nga hetimet”, Spiropali
Lulzim Basha, Elisa Spiropali

Gjatë seancës ku po debatohet lidhur me ngritjen e komisionit të posaçëm për rezolutën antikorrupsion, pati një debat mes ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe kryedemokratit, Lulzim Basha.

Ky i fundit theksoi akuzat e tij ndaj nismës së PS që sipas tij nuk dëshiron të kryejë vettingun e politikanëve, ndërsa ministrja Spiropali iu përgjigj nga vendi i saj duke i kujtuar se në të shkuarën vetë Basha kishte shpëtuar nga procese gjyqësore falë ndërhyrjes së Sali Berishës.

“Parafolësi përmendi këtu komisionin që do të votojmë sot. Ne kërkojmë, synojmë, dhe do ta bëjmë, një komision që përfshin analiza të politikës së ditës, por do të prodhojë një plan kombëtar. Jo vetëm luftën kundër korrupsionit por dhe mbizotërimin e ligjit. Keni një paqartësi historike dhe kronike zoti Basha me atë që thoni dhe atë që bëni. Ju thoni me fjalë që mbështesni reformën e drejtësisë, por me një grup deputetësh të pakicës, ju braktisët zgjedhjet dhe nuk votuat ligjet e reformës. Ju flisni për vettingun e politikanëve atëherë kur ishit në kalë se sot nuk keni gjë që të dëshmoni, se nuk bëtë gjë atëherë. Ju vetë keni shpëtuar me procedurë nga hetimet me gjykime. Si kishit ju në dorë, por babai juaj politik. Ju mbroheshit me gardianët e drejtësisë së vjetër që i kishit nën kontroll”- tha ministrja.

Ndërsa Basha tha se Spiropali fokusohet në ngjarje të ndodhura shumë vite më parë ndërsa anashkalon korrupsionin e qeverisë që është në pushtet prej 11 vitesh.

“Kjo është gati të shpikë historira jo vetëm nga 12 apo 15 vjet përpara por edhe tek pellazgët dhe ilirët për të fajësuar të shkuarën për korrupsionin ndërkohë që ka korrupsion qeveritar prej 11 vitesh”- u përgjigj kryedemokrati.

Poll