POLITIKË /

Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu – Dy lëvizje vendimtare këtë javë në Kushtetuese dhe Apel

Avokatët e tij kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen njëkohësisht Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Shkruar nga Versus
Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu – Dy lëvizje vendimtare
Ilir Meta në momentin e arrestimit

Ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej tetorit 2023, pritet të ndërmarrë këtë javë dy hapa të rëndësishëm ligjorë në përpjekje për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Avokatët e tij kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen njëkohësisht Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Në Kushtetuese, Meta do të kërkojë rrëzimin e vendimeve të tre shkallëve të gjyqësorit që kanë konfirmuar vazhdimin e paraburgimit, duke pretenduar se janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Ai hetohet për disa akuza të rënda, përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë.

Paralelisht, në Apelin e Posaçëm do të kundërshtohet vendimi i 26 qershorit i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, që refuzoi kërkesën për zëvendësimin e paraburgimit me një masë më të lehtë. Sipas mbrojtjes, vendimi nuk përmban një arsyetim të plotë ligjor.

Nga ana tjetër, gjykata ka vlerësuar se hetimet e deritanishme të SPAK kanë forcuar dyshimet ndaj Metës dhe kanë justifikuar nevojën për të vijuar me një masë të rreptë sigurie.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se faza hetimore është drejt përfundimit. Përveç Metës, në këtë çështje janë përfshirë edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, dhe tre persona të tjerë./Versus.al

Poll