POLITIKË /

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Ja pse nuk e takoj dot Berishën

Ai sqaroi gjithashtu se nuk do të takohej me kreun e PD-së, Sali Berisha, pasi ky i fundit do të largohej direkt pas konferencës për shtyp për t’u nisur drejt aeroportit.

Shkruar nga Versus

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister:  Ja pse nuk

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, zhvilloi sot takime me drejtues të Partisë Demokratike, por nuk u takua me liderin e saj, Sali Berisha.

McAllister, i njohur për rolin e tij në negociatat me opozitën shqiptare në vitin 2017 gjatë protestave dhe çadrës së PD-së në Bulevard, këtë herë zgjodhi të takohej me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhin, si dhe me deputetet Jorida Tabakun dhe Albana Vokshin.

Ai u shpreh:

“Kur vizitojmë vende si Shqipëria dhe Mali i Zi, është e rëndësishme të takohemi edhe me udhëheqës të opozitës. Sot u takova me tre prej tyre: Bardhin, Vokshin dhe Tabakun. Me zotin Berisha nuk do të takohem, pasi pas konferencës do të udhëtojmë direkt drejt aeroportit.”/Versus.al

 

Poll