Tirana po pret këtë të mërkurë Ministerialin e Korridorit VIII, ku të pranishëm janë ministrat e jashtëm të katër vendeve të rajonit sonë, konkretisht Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia dhe Rumania.
Gjithashtu, në Pallatin e Brigadave ka dhe përfaqësues të vendeve partnere.
Mirëpo, në një moment kur në kryeqytetin shqiptar po zhvillohet një takim i nivelit të lartë dhe ka i rëndësishëm në sferën diplomatike, Kryeministria duket se i ka bërë dalje Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Sesioni qendror i Ministerialit të Tiranës, Foto familjare e takimit dhe konferenca përmbyllëse që po mbahet aktualisht, nuk ka gjetur vend në platformat e Edi Ramës, i cili ka zgjedhur që sot të tregojë gjelbërimin e zonës përgjatë lumit Buna ën Shkodër, shkruan Newbomb.
Kryeministri e ka nisur ditën me një fotografi për Pavarësinë e Kosovës, ka ndarë pamje nga projekti rekreativ në Urën e Bunës dhe ka përfunduar pak më parë me një prezantim të ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, mbi aksesin në financë për fermerët, pas turit kombëtar të dëgjesave për Skemën Kombëtare 2026.
Por kjo "dalje" që Kryeministria i ka bërë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme duke mos pasqyruar në asnjë moment këtë ngjarje të rëndësishme diplomatike që po zhvillohet në Tiranë, nuk është krejt e rëstësishme.
Ajo vjen pas kritikave që Edi Rama ka bërë publikisht, por dhe në mbledhjet e mbyllura të Grupit Parlamentar, se selitë diplomatike të akredituara në Shqipëri janë shndërruar në zyra ku socialistët "raportojnë" për "njëri-tjetrin".
Këto raporte jo fort të mira kanë dalë në pah edhe disa ditë më parë, kur kryeministri kritikoi publikisht dikasterin e drejtuar nga Elisa Spiropali duke e cilësuar si "një dështim i madh i yni"./Newsbomb

