POLITIKË /

"Jam i bindur se do hiqet", Berisha për "non-grata"-n: Do filloj lobimin në SHBA

Berisha pretendon se ndaj tij nuk ka asnjë provë inkriminuese dhe u shpreh i bindur se për këtë arsye, SHBA do t'i heqë shpalljen "non-grata".

Shkruar nga Versus

"Jam i bindur se do hiqet", Berisha për "non-grata"-n:

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zbuluar mbrëmjen e djeshme se po shqyrton mundësinë e nisjes së lobimit për heqjen e “non-gratës” të vendosur nga SHBA.

“Natyrisht, duhet të priten disa rrethana, sa të ndryshohet administrata e re amerikane. Kontakte kam patur dhe kam me administratën e re, por jo për lobimin. Unë po bëj një shqyrtim dhe sigurisht që do t’i drejtohem administratës së re”- u shpreh Berisha në A2CNN.

Si argument për padrejtësinë që sipas tij i është bërë, Berisha përmendi faktin që ish-sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është ndëshkuar së fundmi nga administrata Trump. Berisha u shpreh i bindur se kjo masë ndaj tij do hiqet.

“Njeriu i cili firmosi, është njeriu që nuk e meritonte kurrë atë post. Ishte i korruptuar dhe besoj që drejtësia amerikane do t’i japë ndëshkimin e merituar. Anthony Blinken u gjet nga Kongresi se ky zotëri ka thënë se Hunter Biden nuk ka patur kurrë laptop. Dhe shtonte se ai laptop ishte shpikje ruse. Doli se laptopi ishte i Hunter Biden. Në vend që të jepte dorëheqjen, Blinken vazhdoi si kryediplomat dhe manipulator, erdhi në Shqipëri një ditë para gjyqit të McGonigal, u tha shqiptarëve se Edi Rama ishte i jashtëzakonshëm si lider dhe nuk takoi asnjë lider nga opozita. Nuk e di se kur do ta filloj lobimin, para apo pas 11 majit. Unë do të gjej momentin e përshtatshëm, por kam siguri që “Non Grata” do të hiqet sepse nuk ka asnjë fakt, provë apo dokument. Kam besim të plotë që ai është akt politik i Ramës dhe Sorosit”, deklaroi kryedemokrati. Versus.al

Poll