Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu raportoi sot në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit gjatë 2024-ës. Ai tha se auditimet kanë zbuluar shkelje në procedurat për tendera si konkurrenca e kufizuar dhe pagesa të panevojshme shtesë.
“Auditimet kanë nxjerrë problematika që lidhen me konkurrencën e kufizuar dhe vonesat në realizimin e kontratave, ndërsa janë evidentuar edhe raste me pagesa të panevojshme shtesë,” u shpreh Shehu gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Vihet re se në momentin që Shehu mbante fjalën e tij, Kuvendi thuajse u boshatis nga fjala e mazhorancës. Për këtë pati edhe një reagim nga kryedemokrati Sali Berisha i cili tha se ky është rast i paprecedentë kur ministrat ikin teksa raporton kreu i KLSH.
“Ia mbathën si minj, braktisën sallën si mëkatarë përveç dy-treve. Akt i pashembullt, kur kryetari i Kontrollit të Lartë raporton para parlamentit për t’u informuar ju sesi qeveria qendror dhe vendor përdorin paratë e taksave tuaja, përdorin pronat publike të shtetit.
Përdorin pasuritë e vendit. Ku i ke ministrat pastor, ku janë. Bravo të qoftë Damian që qëndrove, ta them unë haptas. Të parët duhet të ishin ata që kanë administruar pronat dhe pasuritë publike të qytetarëve shqiptarë”-u shpreh Berisha. Versus.al
