POLITIKË /

“Kandidat i përbashkët për kryeministër”, deputetja opozitare: E vetmja mënyrë që të fitojmë

Sipas Mesila Dodës, një emër për të cilin të gjitha partitë bien dakord, do të kishte shanse të fitonte zgjedhjet për opozitën në betejën elektorale të 2025-ës.

Shkruar nga Versus

“Kandidat i përbashkët për kryeministër”,

Deputetja e PDIU, Mesila Doda e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, teksa komentoi situatën politike në Shqipëri, foli edhe për seancën e kaluar parlamentare që u përfshi nga kaosi i opozitës. Sipas saj, është gabim që mazhoranca të bllokojë mocionet me debat të kërkuara nga deputetët opozitarë.

Ndërsa sa i takon organizimit të opozitës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, deputetja u shpreh qartë se nëse vijohet në këtë mënyrë, nuk do të ketë asnjë rezultat pozitiv për opozitën. Doda tha se duhet që partitë opozitare të dalin me një emër të përbashkët si kandidat për kryeministër.

“Opozita nëse vazhdon me egon e vet, nuk do të bëjë asgjë të hajrit. Nëse opozita gjen emër që tejkalon çdo ndasi, që do të marrë votën e pjesës gri, atëherë opozita do të ketë shanse reale. Opozita duhet të reformohet që të fitojë. Edhe kush e merr vulën nuk më intereson, sepse e trajtuan që kush e merr atë vulë është opozita, por politika nuk është matematikë apo pazar. Nuk mund të jetë opozita dot vetëm me persona që kanë interesa personale” tha deputetja ndër të tjera. Versus.al

Poll