POLITIKË /

Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Burgosja e Salianjit, deklarata e fundit e luftës që Edi Rama shpalli ndaj nesh

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Salianji ishte nga ata të rinj të guximshëm që zgjodhi të mbrojë të vërtetën dhe interesin e  çdo qytetari të këtij vendi.

Shkruar nga Versus

Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Burgosja e Salianjit,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën hapëse, teksa demokratët kanë mbledhur sot Këshillin Kombëtar si një masë për planifikimin e hapave të radhës së opozitës pas arrestimit të Ervin Salianjit.

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Salianji ishte nga ata të rinj të guximshëm që zgjodhi të mbrojë të vërtetën dhe interesin e  çdo qytetari të këtij vendi.

''Ervin Salianji ishte dhe është një nga ata të rinj guximtarë që midis të vërtetës dhe përuljes, nënshtrimit, pazareve me kriminelët në pushtet, zgjodhi të mbrojë të vërtetën.

Zgjodhi të mbrojë interesin e çdo qytetari të këtij vendi dhe jo vetëm të Shqipërisë.

Mafia nuk ka kufi, mafia nuk ka atdhe, ajo është një rrezik jo vetëm për një komb, por po kaq edhe për kombe të tjera.

Mirëpo, kur deputetët e opozitës burgosen se denoncojnë krimin e organizuar, vetiu shtrohet pyetja: kush do i mbrojë qytetarët, kush do i mbrojë fëmijët etyre, kush do jetë avokati i aspiratave të tyre, kush do përballet publikisht me trafikantët, me gjobëvënësit, me kriminelët?'' u shpreh kreu i PD-së.

Berisha u shpreh gjithashtu se burgosja e Salianjit ishte deklarata e fundit e luftës kundrejt Partisë Demokratike nga ana e qeverisë.

Berisha: Unë kam besim shumë tek ADN-ja e shqiptarëve, ndaj dhe bëj sot një thirrje, në radhë të parë opozitës, së pari demokratëve, burgosja e Salianjit ishte deklarata e fundit e luftës që Edi Rama shpalli ndaj nesh.

Por ne jemi të vërtetë, ne jemi realistë, Edi Rama na ka bërë ne jo një, po disa deklarata lufte gjer sot.

Vjedhja e flamurit të PD tre vite më parë, ishte një deklaratë lufte ndaj qindra mijëra demokratëve që u përkiste ai flamur.

Burgosja e liderit të opozitës pa asnjë fakt, provë, vetëm e vetëm se e dinë se nuk mund të fitonte më kurrë zgjedhje të tjera, ishte një deklaratë lufte ndaj qindra mijëra demokratëve që e kishin zgjedhur me votë kryetarin e tyre./Versus.al

 

 

 

 

Poll