POLITIKË /

Kryeministri Rama takim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një komunikim me ambasadorët shqiptarë për të koordinuar angazhimin e rrjetit diplomatik dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë në Lindjen e Mesme.

Shkruar nga Versus
Kryeministri Rama takim me ambasadorët e Shqipërisë në
Kryeministri Rama në takim me ambasadorët

Në vijim të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një komunikim me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë.

Gjatë takimit, u theksua roli i rrjetit diplomatik shqiptar në garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë që ndodhen në vendet e prekura, si dhe rëndësia e komunikimit të vazhdueshëm me bashkatdhetarët për menaxhimin e kërkesave dhe nevojave të tyre.

“Për çdo gjë me këtë epik që kemi ne, mendojmë që do jemi të informuar në kohë reale,” u shpreh Rama duke iu drejtuar ambasadorëve./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll