POLITIKË /

Ku janë këta? Mehdi Malkaj kritikon deputetët e PD-së: Unë i sëmurë dhe vij përditë poshtë dritares së Doktorit

Sipas aktorit ata vijnë e flasin 3 fjalë dhe ikin dhe se nëse nuk e marrin seriozisht lirimin e Berishës nga izolimi, beteja është e humbur. Sipas tij ata vijnë e flasin 3 fjalë dhe ikin dhe se nëse nuk e marrin seriozisht lirimin e Berishës nga izolimi, beteja është e humbur.

Shkruar nga B.SH

Ku janë këta? Mehdi Malkaj kritikon deputetët e PD-së:

Edhe pse ka pak ditë që ka dal nga spitali, aktori Mehdi Malkaj ishte i pranishëm sonte në protestën PD-së të mbajtur nën dritaren e banesës së Sali Berishës.  

Gjatë fjalës së tij Malkaj kritikoi deputetët, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike. 

Sipas tij ata vijnë e flasin 3 fjalë dhe ikin dhe se nëse nuk e marrin seriozisht lirimin e Berishës nga izolimi, beteja është e humbur.

Mehdi Malkaj: Ju lutem shumë, së pari deputetëve të PD, pastaj anëtarëve të PD dhe simpatizantëve, nëse do rrinë rehat edhe do vinjë këtu dhe do thonë tre fjalë dhe do ikin… pa nxjerrë atë burrin që është atje nuk ka fitore. Bëni çfarë të doni.

Edhe një herë anëtarëve të PD, simpatizantë… unë jam simpatizantë dhe vij, po ata nuk duhet të vijnë? Ku janë këta? Unë jam i sëmurë dhe vij. Nëse PD do të vijë në pushtet, unë dua që të vij, atëherë t’i marrin gjërat seriozisht./Versus.al

Poll