POLITIKË /

"Ligji për financimin ka boshllëqe", Celibashi: Partitë politike nuk bëjnë transparencë

Shkruar nga Versus

"Ligji për financimin ka boshllëqe", Celibashi: Partitë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ishte i pranishëm në tryezën e organizuar nga komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ai u ndal tek financimi i partive politike dukë theksuar mangësitë që ka ligji shqiptar lidhur me këtë pjesë.

Sipas tij problem është transparenca e munguar nga ana e partive politike të cilat nuk vendosin rregullisht në dispozicion të dhënat financiare të tyre.

“Në praktikë sistemi i financimit përballet me një sërë problemesh që rrezikojnë integritetin e procesit zgjedhor. Në Shqipëri kemi një kuadër ligjor për financimin, analiza e zbatimit tregojnë se ky kuadër ka boshllëqe, paqartësi e dobësi serioze dhe kërkohet ndërhyrje e gjerë. Thelbi qëndron tek llogaridhënia barazia në garë, transparenca dhe besimi i publikut.

Mungesë e publikimit proaktiv të partive, nuk vendosin në dispozicion të dhënat financiare përveçse kur KQZ publikon të dhënat. Kjo do të thotë se transparenca realizohet në mënyrë vetëm pasive dhe qytetarët nuk kanë akses në të dhëna. Mbi 50 përqind e partive nuk kanë marrë pjesë në proceset e fundit zgjedhore”, tha Celibashi. Versus.al

Poll