POLITIKË /

Listat e 'Nisma Shqipëria Bëhet', Lapaj vendos babain e tij të parin në Berat

Shkruar nga Versus
Listat e 'Nisma Shqipëria Bëhet', Lapaj vendos babain e tij
Adriatik Lapaj, kreu i "Lëvizja Shqipëria Bëhet"

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Të dy si Lapaj dhe Shabani kandidojnë në qarkun e Tiranës ku janë renditur në listë në pozicionin e 30-të dhe 44.

Koalicionit të tyre iu bashkua edhe deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula i cili do të kandidojë në listën e hapur të Elbasanit pas zhgënjimit që pati nga kryedemokrati Sali Berisha i cili pavarësisht se Sula ishte më i votuari në Primare, sërish nuk e vendosi në listën e mbyllur.

Ndërsa një tjetër gjë që tërheq vëmendjen në listat e kandidatëve për deputetë, është se në qarkun e Beratit, është vendosur i pari në listë Ferman Lapaj, i ati i kreut të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj. Versus.al

Listat e 'Nisma Shqipëria Bëhet', Lapaj vendos babain e tij
Lista e kandidatëve të "Nisma Shqipëria Bëhet" në Berat

 

Dokumenta bashkëngjitur

Poll