Deputeti i PD-së, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka zbuluar pa dashje një detaj shumë të rëndësishëm lidhur me operacionin e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai thotë se është njoftuar në telefon para se të ekzekutohej urdhri nga SPAK dhe se menjëherë ka lajmëruar grupin e PD.
Paloka tha se menjëherë pas ardhjes së sms në telefon e ka përcjellë direkt te Whatsapp i grupit të PD.
“Në momentin që Berisha doli në konferencë për shtyp me të dërguarin e Trump, LaCivita, shkrova në grup se tani prisni që Rama të sajojë ndonjë lajm për të sfumuar këtë. Për pak minuta më ka ardhur dhe lajmi se mund të arrestohej Veliaj dhe ende nuk ishte ekzekutuar urdhri, dhe e kam shkruar dhe këtë në grupin e deputetëve”, deklaroi Paloka.
Mbetet të shihet nëse Paloka do të japë sqarime të mëtejshme për këtë "njoftim".







