POLITIKË /

Mediat greke jehonë rezultatit të zgjedhjeve në Himarë, Omonia: Fitoi terrorizmi!

Në artikullin e publikuar shkruhet se Omonia e ka konsideruar rezultatin e zgjedhjeve si "fitore të terrorizmit".

Shkruar nga Versus
Mediat greke jehonë rezultatit të zgjedhjeve në Himarë,
Artikulli i medias greke "Protothema"

Fitorja e Vangjel Tavos në bashkinë e Himarës ka marrë jehonë edhe në mediat greke të cilat e kanë ndjekur me këmbëngulje çdo zhvillim në bashkinë e Himarës që pas arrestimit të Fredi Belerit vitin e kaluar.

Në artikullin e publikuar nga Protothema, shkruhet se organizata e OMONIA-s, e ka cilësuar fitoren e Tavos si “fitore të terrorizmit”.

Ndërsa më tej në artikull theksohet falenderimi që Tavo i bëri strukturave të PS menjëherë pas fitores në Himarë.

“I zgjedhuri i Edi Ramës, Vangelis Tavos, është fituesi i zgjedhjeve në  Heimarra  për emërimin e pasardhësit të Fredis Beleris , kryebashkiak i zgjedhur dhe tashmë eurodeputet që mbetet në burg. Sipas njoftimit zyrtar, Tavos ka mbledhur 59% të votave (4858 vota), ndërsa Petros Gikourias i mbështetur nga minoriteti grek ka marrë 41% (3400 vota).

Në dalje, përfaqësuesit e zgjedhjeve të Omonia-s u mjaftuan duke komentuar me kuptim se "terrorizmi fitoi në Himarë". Nga ana e tij, Tavos në deklaratën e tij të parë falënderoi përzemërsisht Edi Ramën dhe strukturat e tij të Partisë Socialiste për mbështetjen e dhënë, ndërsa përsëriti propozimin që i kishte bërë para zgjedhjeve Gikouria-s për të marrë postin e nënkryetarit të bashkisë”- thuhet në artikullin e medias greke.

Ky është reagimi i parë nga pala kundërshtare në zgjedhje pas shpalljes së rezultatit final që i dha fitoren Vangjel Tavos. Versus.al

Poll