Kryeministri Edi Rama i cili e nisi fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar me shprehjen e shqetësimit për 24 masa sigurie për stafin e UBT, tha se gjëja e parë që i kishte shkuar në mendje ishte komenti i universitetit austriak për këtë lajm.
Ndërsa vijoi më tej, lexoi një reagim të politologut Afrim Krasniqit lidhur me këtë mbledhje të thirrur prej tij ku ishte i pranishëm edhe rektori i UBT Fatbardh Sallaku. Rama tha se kjo mbledhje nuk bëhet për të presionuar drejtësinë.
“Shoh një përpjekje të madhe për të errësuar një të vërtetë. Kjo shumicë qeverisëse jemi të vetmit garantë të Reformës në Drejtësi. Kur unë kam bërë me dije këtë dëgjesë me rektorin ka pasur një sërë reagimesh. Njëri është reagim i Afrim Krasniqit, i shoqërisë civile që akuzon për shkelje të kushtetutës për këtë takim. Unë po i jap disa përgjigjie jo vetëm zotit Krasniqi por të gjithë atyre që kërkojnë pa pushim vetëm represion dhe asgjë tjetër.
Ajo që unë kërkoj është një drejtësi e pavarur dhe europiane. Nuk e di se ku e gjen zoti Afrim të flasë për strategji elektorale për të minuar drejtësinë, një strategji që thotë ai se tashmë dihet. Pra paraqet si fakt një fantazi të tij. Këtu fillon problem i madh që ne kemi në shoqërinë e sotme”- u shpreh kryeministri.
Më tej kreu i ekzekutivit shtoi se nëse PS nuk do të kishte vullnetin e duhur, nuk do të shiheshin kurrë arretime të zyrtarëve të lartë në Shqipëri.
“Nuk kemi marrë përsipër për asnjë hetim të themi nëse një i hetuar është i fajshëm apo i pafajshëm. As zoti Afrim dhe as ndonjë largim nuk konkurron dot me këtë mazhorancë për luftën për të patur një drejtësi të pavarur. Po të mos ishte kjo shumicë qeverisëse, zoti Afrim dhe zoti largim nuk do shikonin kurrë hetime “VIP” në Shqipëri. Po të mos ishte kjo parti, nuk do shikonin kurrë një forcë politike në pushtet e cila vendosmërisht ka tërhequr duart komplet nga kontrolli i drejtësisë duke e lenë të bëjë çdo eksperiment.
E kam fjalën për gjithë ato veprime gjatë këtyre 5 viteve për të cilat kemi heshtur. Po të kishim folur ne siç flasin sot, do të kishim prishur më shumë punë. Por nuk mund të rrimë dot pa folur dhe të përgatiten zoti Afrim dhe largim të na dëgjojnë më shumë për këtë gjë. Tani që SPAK e GJKKO ua dhamë ne gjithë hapësirën të bëjnë gjithë hapësirën për të bërë atë që është bërë, i kanë marrë të tjerë në birësim pas pilafit, kemi hyrë në një fazë tjetër për një drejtësi evropiane. Nuk dua teksa ne negociojmë për të qenë anëtarë të BE të çohet një holandez e të na thotë se Shqipëria nuk ka gjykata dhe prokurori që njeh prezumimin e pavarësisë”- tha Rama.
Ai përsëriti se PS është garantja e vetme e Reformës në Drejtësi dhe jo SHBA siç pretendohej.
“Ne nuk përcaktojmë prokurorë e gjyqtarë dhe nuk ofrojmë asnjë model negativ. Nuk e di nëse zoti Afrim e ka parë sesi prokurori kryesor kreu i SPAK, është sulmuar kafshërisht, nuk e di ku kanë qenë këta që sot po e mbrojnë SPAK-un nga ne. Nuk e di ku kanë qenë këta afrimët dhe largimët dhe nuk e di në cilin kapitull të Shqipërisë nga 1912 deri në këtë periudhë historianët afrim e largim kanë parë ndonjë rast të tillë”- tha kryeministri. Versus.al







