POLITIKË /

“Mësuesit sot janë të lirë të kenë bindjen e tyre politike”, Rama: Ambicia, t’ua çojmë pagën mesatare 1 mijë euro

Komentet, kryeministri i bëri në ceremoninë ku shpërndau certifikatat e vlerësimit për mësuesit.

Shkruar nga Versus

“Mësuesit sot janë të lirë të kenë bindjen e

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa ceritifikata vlerësimi për mësueset, në kuadër të 7 marsit që në Shqipëri festohet si festa e arsimtarëve.

Gjatë ceremonisë së organizuar, Rama tha se figura e mësuesit sot nuk është më e nëpërkëmbur, duke pretenduar se sot kushdo prej tyre mund të ketë pikëpamjet politike që ka bindje, ndryshe nga çfarë kishte qenë më parë.

“Autoriteti i mësuesit ishte një autoritet i nëpërkëmbur si s’ka më keq për shkak të pasigurisë së plotë të vendit të punës. Më pas vjen e dyta që meritokracia në përzgjedhjen e mësuesve dhe në promovimin e mëtejshëm të tyre në karrierë, ishte i nëpërkëmbur si s’ka më keq.

E treta shpërblimi i mësuesve që ishte i pamjaftueshëm në kushtet kur të qenit mësues bëhet gjithmonë e më e vështirë. Sot kemi një situatë të përmbysur në këto tre pika. Të gjithë mësuesit dhe mësueset janë plotësisht të lirë të kenë çfarëdo lloj opinioni politik që duan. Janë plotësisht të sigurt në vendin e tyre të punës dhe patjetër që janë edhe plotësisht të respektuar për kontributin që japin përditë”- tha Rama.

Më tej ai foli edhe për pagën e mësuesve, duke zbuluar se ambicia e Partisë Socialiste është që pagat mesatare për ta të rriten përtej shumës 1 mijë euro.

“Patjetër që është një pagë shumë dinjitoze, por nuk është fundi por një stacion me rrugë. Kur ne përsëri do të rikthehemi tek pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve. Ambicia jonë është ta çojmë pagën mesatare të mësuesve përtej 1 mijë eurove”- u shpreh kryeministri. Versus.al

Poll