POLITIKË /

Meta e quan ‘Dum Duman’, kreu i SPAK tregon në Kuvend se si u qaset fyerjeve publike

Lidhur me fyerjet publike që bëhen jo vetëm në adresën time, por dhe shumë prokurorë janë bërë objekte sumi, unë nuk kam asnjë reagim sepse kështu e kam vendosur tu qasem sulmeve dhe fyerjeve, por ajo që unë bëj është që të përpiqem të bëj është të hetojmë çështje të suksesshme, të bazuar në ligj dhe prova

Shkruar nga Versus
Meta e quan ‘Dum Duman’, kreu i SPAK tregon në Kuvend se si u
Ilir Meta dhe Altin Dumani

Deputetja e PD-së Flutura Açka i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK, Altin Dumanit në lidhje me amnistinë penale, ndryshimet që janë paralajmëruar nga mazhoranca me ngritjen e Komisionit 'Antikorrupsion' si dhe si i pranon fyerjet publike që afektojnë atë dhe institucionin që ai drejton duke aluduar për etiketimet fyese sidomos të ish-presidentit Ilir Meta i cili i referohet numrit 1 te Prokurorisë së Posaçme si 'Dum Dumani'.

Në lidhje me amnistinë ne nuk kemi asnjë kompetencë që të vlerësojmë veprimtarinë e një institucioni tjetër, ajo që dua të them që nga ky ligj që kanë përfituar dhe individë që janë dënuar nga Gjykata e Posaçme.

Për pyetjen e dytë duhet të them se SPAK është një institucion kushtetues i pavarur dhe korniza kushtetuese aktuale garanton pavarësinë e Institucionit, Parlamenti pastaj ka vullnetin e tij siç ishte vullneti për të ndërtuar SPAK dhe mund të marrë masa të tjera që afektojnë SPAK, por nuk mund të komentoj aktivitetin e një institucioni si Kuvendi i Shqipërisë.

Lidhur me fyerjet publike që bëhen jo vetëm në adresën time, por dhe shumë prokurorë janë bërë objekte sumi, unë nuk kam asnjë reagim sepse kështu e kam vendosur tu qasem sulmeve dhe fyerjeve, por ajo që unë bëj është që të përpiqem të bëj është të hetojmë çështje të suksesshme, të bazuar në ligj dhe prova për ti demonstruar qytetarëve, Kuvendit që SPAK nuk po bën mrekullira, por po kryen detyrat e veta me qëllim përmbushjen e qëllimit për të cilin është krijuar siç është dhënia fund ndaj pandëshkueshmërisë, beteja është përditë. E rëndëisshme është që të ecim para", u shpreh Dumani./ Versus.al

 

Poll