
Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar so me një prej fermerëve shqiptar, të cilit i ka premtuar mbështetje dhe subvencione nëse partia që ai drejton do të vijë në pushtet.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në facebook, Meta i premton fermerit 200 euro subvencion nga shteti për çdo kokë lopë.
“Partia e Lirisë do të mbështesë me pagesë direkte fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë. Ky nuk është një premtim, por një angazhim, jo vetëm për t'i dhënë fund shpopullimit të Shqipërisë por njëkohësisht për ta shndërruar mundin dhe sakrificën e fermerëve shqiptarë në mirëqënie të sigurt për ta dhe në një rritje e zhvillim për ekonominë shqiptare. Bujqësia është prioriteti ynë kryesor!”- shkruan kreu i PL. Versus.al







