
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Kavaja uroi besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Ndërsa nuk kurseu as premtimet për komunitetet fetare, duke u shprehur se nëse PL vjen në pushtet, brenda 100 ditëve të para në qeveri, do t’u kthejë pronat të gjitha komuniteteve fetare.
Ai e konsideroi si “krim” zvarritjen e bërë përgjatë 34 viteve sa i takon pronave të komuniteteve fetare.
“Gjej rastin të konfirmoj vendosmërinë e PL-së për të kthyer brenda 100 ditëve të para në qeverisjen e ardhshme të gjitha pronat e komuniteteve fetare. Është krim i madh që për 34 vite, ka një zvarritje të qëllimshme, të pronave të komuniteteve fetare për shkak të korrupsionit dhe të klientelizmit. Vetëm duke marrë një masë të tillë energjike të vendosur, ne do shlyejmë një detyrim të madh dhe njëkohësisht ne do ta ndihmojmë vendin tonë që të ketë më shumë mbarësi”- u shpreh Meta. Versus.al







