POLITIKË /

Miratohet me 106 vota pakti mes PS-PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, 2 deputetë kundër. Në 2025-n votojnë dhe emigrantët

Risia e këtij kodi është mundësia e shqiptarëve që jetojnë jashtë, për t’u bërë pjesë në zgjedhjes të përfaqësuesve në parlament, duke hedhur votën e tyre me postë. Ndërkaq debati për listat e deputetëve ka vazhduar edhe pas votimit në parim, ku shumica mendon se janë hapur listat dhe deputetë të ndryshëm janë shprehur se, listat janë mbyllur.

Shkruar nga Versus

  Miratohet me 106 vota pakti mes PS-PD për ndryshimet në Kodin

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, shqiptarët do të votojnë me një kod të ndryshuar zgjedhor, të miratuar me 106 vota. Dy deputete kane dale kunder. 

Risia e këtij kodi është mundësia e shqiptarëve që jetojnë jashtë, për t’u bërë pjesë në zgjedhjes të përfaqësuesve në parlament, duke hedhur votën e tyre me postë.

Ndërkaq debati për listat e deputetëve ka vazhduar edhe pas votimit në parim, ku shumica mendon se janë hapur listat dhe deputetë të ndryshëm janë shprehur se, listat janë mbyllur.

Miratimi ne parim:

Miratimi me 105 vota pro në parim dhe ato kundra të Alibeajt, Bashës, Sulës, Jakupllarit, Bakiut, Shehit, Dukës e Mediut, do të thotë se me formulën e re për shpërndarjen e mandateve dy partitë e mëdha PS-PD ndryshe nga sa premtuan, forcuan vullnetin e kryetarit në hartimin e listës pasi plot 100 deputetë do emërohen prej tyre.

Diskutimet e këtyre ndryshimeve u shoqëruan me debate e kundërshti.

Poll