POLITIKË /

VIDEO/ “Mos më hajde nga mbrapa”, Rama përzë qytetaren në Vlorë: Halle ke, po ik tani

Pas debatit, truproja e Ramës ndërhyri për të larguar qytetaren.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Mos më hajde nga mbrapa”, Rama përzë

Gjatë inspektimit të hapësirave publike të zaptuara nga bizneset në qytetin e Vlorës, kryeministri Edi Rama pati edhe një moment përplasjeje me njërën prej qytetareve e cila kërkonte të fliste me të.

Teksa fliste me kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha zonja i afrohet duke tentuar t’i shprehte shqetësimin. Por në atë moment kreu i qeverisë iu kthye duke i kërkuar që të mos e shqetësonte dhe se kishte punë të tjera.

Pjesë nga përplasja:

Rama: Ik tani se kam punë, mos më hajde nga mbrapa.

Qytetarja: Kam halle

Rama: Halle ke po mos na hajde nga mbrapa. Ik tani! A do ikësh tani apo jo?

Më herët, Rama pati një episod të ngjashëm ku një grua e moshuar e cila po kërkonte të fliste me kryeministrin u ndalua nga policia. Versus.al

 

Poll