POLITIKË /

Mposhti thellë Gjikurinë, Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës! KQZ mblidhet për t’i dhënë mandatin

Shkruar nga Versus

Mposhti thellë Gjikurinë, Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës!

Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet ditën e sotme në një seancë që nis në orën 10:30 për t’i dhënë mandatin e kryebashkiakut Vangjel Tavos i cili mposhti rivalin e tij të opozitës Petro Gjikurinë në zgjedhjet e mbajtura më 4 gusht duke siguruar mbi 1400 vota më shumë.

“Çështje për shqyrtim rishtas: 1.  Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”- thuhet në njoftimin e KQZ për rendin e ditës së sotme.

Pavarësisht pretendimeve të PD për shkelje gjatë procesit zgjedhor dhe atij të numërimit, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve si dhe Kolegji Zgjedhor certifikuan rezultatin e zgjedhjeve në Himarë duke e cilësuar si të pakontestueshëm pasi nuk janë konstatuar shkelje që ndikojnë shifrat përfundimtare.

Me zgjedhjen e Tavos në krye të bashkisë së Himarës përfundoi edhe “saga” më shumë se 1 vjeçare e cila nisi me arrestimin e Fredi Belerit 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, për të vijuar më pas me mbajtjen në burg të tij për korrupsion zgjedhor pavarësisht se himariotët i votëbesuan drejtimin e bashkisë. Versus.al

Poll