POLITIKË /

“Na duhet një mandat më i fortë se tre të parët”, Rama: PS, një parti e re për Shqipërinë në BE

Shkruar nga Versus

“Na duhet një mandat më i fortë se tre të

Kryeministri Edi Rama e nisi ndryshe episodin e radhës të podkastit “Flasim” duke u përqendruar tek retorika e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, gjë që sipas tij mund të realizohet vetëm nëse PS do të jetë në pushtet.

Ndërsa kërkoi një mandat të katërt më të fortë se tre të mëparshmit, Rama renditi disa prej përfitimeve që do të kenë shqiptarët në rast të anëtarësimit të vendit në BE.

“Për t’ju dhënë pasaportën e BE na duhet jo thjesht një mandat i katërt, por një mandat më i fortë se të treja mandatet që kemi pasur deri më sot. Kush e do pasaportën e BE, ka vetëm një rrugë. Me votën e bashkuar të na japë mundësi që të pajisim çdo shqiptar me pasaportën e BE. Nuk është vetëm një kufi hyrje në aeroport pa radhë, por liri qëndrimi brenda kufijve të BE. Me këtë pasaportë, Evropa bëhet e vogël sa Shqipëria dhe Shqipëria bëhet e madhe sa Evropa. Kjo nuk është retorikë, por horizonti ynë më i afërt se kurrë. Studentët shqiptarë do të mund të studiojnë kudo dhe çdo shqiptar do të mund të punojë kudo pa pasur nevojë për leje qëndrimi”- u shpreh kryeministri.

Më tej njoftoi se episodi i sotëm i podkastit do të jetë maratonë, ku do të jenë të ftuar anëtarë të skuadrës së PS për 11 majin. Versus.al

Poll