
Partia Socialiste do të mbajë sot një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar ku do të jenë të pranishëm deputetë dhe ministra të qeverisë. Mbledhja do të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave dhe fokusi pritet të jetë tek ecuria e procesit të integrimit europoian dhe procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec.
Sipas agjendës së bërë publike, hapja e mbledhjes do të bëhet nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ndërsa më pas fjalën e merr kryeministri Edi Rama. Deputetët pritet të kenë jo më shumë se 2 minuta kohë në dispozicion për diskutime dhe raportime.
AXHENDA E PLOTË
10:00 - Hapja e mbledhjes nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
-Informim mbi paketën e ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
-Informim mbi procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
-Informim mbi ecurinë e Reformës Administrative Territoriale.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
-Informim mbi detyrat e lëna nga mbledhja e kaluar dhe performancën e anëtarëve të Grupit Parlamentar.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës. Versus.al

