
Sot në Tiranë pritet të mbahet një ndër protestat më të mëdha që prej se kanë nisur tubimet për Zvërnecin që më pas u fokusuan në kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër.
Me mijëra shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës janë nisur drejt Shqipërisë për të qenë të pranishëm në protestën e 21-të që mbahet mbrëmjen e sotme para qeverisë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë varg të gjatë automjetesh të nisura nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania për të mbërritur në protestën që mbahet të shtunën. Me flamuj kuqezi teksa kalonin kufirin tokësor të shteteve të ndryshme, mijëra prej tyre janë parë teksa valëvisin flamurin kuqezi nga dritaret e makinave.
Ata pritet t’u bashkohen sot bashkëatdhetarëve të tyre të cilët prej javësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kastës së vjetër politike. Versus.al

