AKTUALITET /

“Zjarr, je yll”, rruga u shemb pa u inaguruar, bisedat e Isait me Entela Çanon që mori tenderin 28 mld lekë

Entela Çano përpiloi vetë detajet e tenderit të cilin e mori me kompaninë e saj "A&E Engineering shpk".

Shkruar nga Versus
“Zjarr, je yll”, rruga u shemb pa u inaguruar, bisedat e Isait me
Erion Isai, Entela Çano

Prokuroria e Posaçme dërgoi dje për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai dhe 11 personave të tjerë mes të cilëve sipërmarrësja Entela Çano dhe disa ish-drejtues të lartë të ARRSH-së.

Sipas SPAK, provat e shqyrtuara prej tyre tregojnë se të pandehurit kanë kryer vepra penale në disa procedura prokurimi të zhvilluara nga ARRSH dhe bashkia e Kolonjës. Në njoftimin e bërë, SPAK nënvizon 3 fakte penale të lidhura me 3 procedura prokurimi, por njëra prej tyre njihet për shkak të bujës që shkaktoi në media pasi një pjesë e rrugës Korçë-Ersekë u rrëzua ende pa u inaguruar.

Përcaktimi i fondit limit nga ana e grupit të punës, personat përgjegjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, shtetasit Erald Elezi, Genti Raça dhe Donikë Shehu, është bërë mbi bazën e të dhënave të përgatitura dhe të paraqitura dorazi nga vetë personi i interesuar, shtetësja, Entela Çano, administratorja e shoqërisë “A & E Engineering” sh.p.k, e cila që ka fituar më pas kontratën e mbikëqyrjes së zbatimit të punimeve për këtë objekt, ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, loti i 2 (pjesa e parë).

Rezulton se fondi i përcaktuar nga autoriteti kontraktor për këtë procedurë prokurimi është fryrë në vlerën 590,213,874(pesëqind e nëntëdhjetë milion e dyqind e trembëdhjetë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë, që përbën edhe dëm ekonomik të shkaktuar shtetit.

Telefoni i sekuestruar nga prokurori Dritan Prençi nxorri në dritë bisedat e Erion Isait me Entela Çanon, administratore e kompanisë fituese të tenderëve, “A&E Engineering” sh.p.k. Bisedat tregojnë se pronarja e kompanisë dhe Isai flasin për kriteret e tenderit që më pas është fituar nga vetë Çano.

Pjesë nga bisedat mes tyre më 1 korrik 2020:

10:05 – Erion Isai i shkruan Entela Çanos: “Mirëmëngjes. Shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuaj Entelës. Vetëm rrjeti i jashtëm deri depo fi 250 në 20 bar është 18 755 ml x 6793 lekë = 127 402 715 pa tush, kurse pesari fi 200 me gjatësi 1 880 x 4747 lekë = 8 924 360 lekë.”

10:06 – Entela Çano: “Mirëmëngjes… ok… më dërgo. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne… reduktim parametrash.”

10:08 – Erion Isai: “Sa më shpejt pls.”

10:09 – Entela Çano: “Ok… pa merak.”

14:57 – Erion Isai: “Më duhet deri të premten. Më duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat për çdo fshat, vëlla. Një zjarr të lutem.”

15:00 – Entela Çano: “Pa merak. Do bëj të pamundurën që të premten t’i dorëzojmë.”

15:01 – Erion Isai: “Je yll s’o dooa.”

21:22 – Erion Isai: “Kemi gati ndonjë preventiv të ndonjë fshati?”

21:24 – Entela Çano: “Nesër paradite mendoj se mund të kemi diçka. Po sforcohemi shumë për të arritur vlerën… 230 me TVSH. Jam e saktë? Ma konfirmo të lutem.”

21:24 – Erion Isai: “330 është max.”

21:25 – Entela Çano: “Shyqyr.”

21:28 – Erion Isai: “Pls zjarrrrr. Se nesër duhet me i printu. Vulos këtu te ue. Të premten në mëngjes herët duhen dorëzu.”

21:29 – Entela Çano: “Do bëj më të mirën e mundshme… por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën.”

21:29 – Erion Isai: “Ishte teeeeper e lartë. As bëhej fjalë.”

21:30 – Entela Çano: “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku: shprehje gjermane.”

Poll