Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik pasi thekson se “ka një luftë për të mbaruar”.
Kreu i qeverisë shtoi më tej se ishte lluma dhe balta e varrezave të Sharrës që e bëri t'i përgjigjej kërkesës së ish-kryeministrit Fatos Nano që të ishte pjesë e qeverisë së tij.
Rama: Disa më pyesin ca dua unë akoma që nuk iki?! Ca të tjerë përgjigjen: Nuk ikën ai se është i pangopur. Nganjëherë kur llumi, helmi, zhurma bëhen një potere e madhe, pyes edhe unë vetën “ca dua akoma që rri dhe mbaj këto jashtëqitje gojësh të shthurura, mendjesh gjysmake dhe shpirtra të varfërsh mbi fytyrë dhe për ca arsye duhet që familje ime të durojë këtë qenëri mesjetare. Përgjigja është sa e thjesht aq edhe e pakundërshtueshme brenda meje: Nuk iki se kam një luftë për të mbaruar. E dini…se nuk e kam thënë ndonjëherë.
Mua më ka futur në këtë luftë shiu dhe balta e varrezave të Sharrës. Kur erdha atëherë nga Franca për të përcjellë tim atë, kur u ktheva në shtëpi pas varrimit sikur u ktheva nga lufta. Me baltën deri në gju. Prandaj aty nuk i ika dot tundimit që ti thoja PO thirrjes së Fatos Nanos për tu përfshirë në qeveri. Pastaj rruga e jetës politike, fati i shkruar më nxori në krye të bashkisë së Tiranës, tamam kur ishte mbledhur balta dhe pluhuri i një shteti pa kontroll. Ku pushtohej cdo pëllëmbë e lirë dhe pemët bini cdo ditë si njeri i pushkatuar. Lufta përballë llumit dhe një deti paragjykimesh do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030. Kjo e imja është një luftë me historinë dhe për historinë” tha Rama./Versus.al







