Situata në seancën plenare të Kuvendit u rëndua pas ofendimit që deputetja demokrata Ina Zhupa i bëri socialistit Erion Braçe duke e quajtur “kone” pasi ky i fundit e quajti “ruse”.
Teksa Ina Zhupa parashtronte kërkesën e saj për interpelancë urgjente me ministren Ogerta Manastirliu, pati edhe disa fjalë për Erion Braçen i cili po ndërhynte nga vendi.
“Unë nuk i dëgjoj ata nën 1.50 metra. Nuk e di kush ta jep të drejtën të më quash ruse sepse unë nu kia jap vetes të drejtën të të quaj “kone’ edhe pse kështu të quajnë të gjithë. Ne fëmijët i mbajmë mirë, por kemi një shprehje kur futen në çështje të të mëdhenjve dhe u themi “O Erion tu rritë boja, sa shumë m*t të ha goja”- tha Zhupa.
Kjo solli reagim të ashpër nga ana e deputetëve socialistë të cilët u ranë tavolinave dhe më pas edhe braktisën sallën. Mes tyre edhe ministrja Manastirliu doli nga salla. Pas ndërprerjes së seancës, kryeparlamentarja Elisa Spiropali i kërkoi Ina Zhupës që të kërkonte falje ndaj deputetit Braçe. Versus.al







