Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i është rikthyer dhe njëherë debatit me deputetin Erion Braçen. E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ , Zhupa tha se është shqetësuar vetëm nga fakti që gjithçka kaloi në sulm personal dhe se epiteti ‘ruse’ mund të jetë përdorur si kompliment, por nuk i pëlqen të preken kufij personal.
Pjesë nga intervista:
Ina Zhupa: Faleminderit që i riktheni këto pamje sepse është mirë të flasim dhe t’i shpjegojmë nga brenda. Konflikti me Erion Braçen lidhet me shqetësimin tim, për ndërhyrjen që duan të krijojnë te mediat dhe shqetësimi që ngrita në këtë seancë, nuk kisha asgjë personale.
Mua më shqetëson çdo gjë që kalon në personale që parashtrohet ne atë seancë, jo parfumi, jo pri thonjtë, ai atë epitetin ruse mund ta thotë për mirë por edhe për keq, por mua nuk më pëlqen të preken të tilla gjëra. Shprehjet që përdora janë shprehje të popullit shqiptar dhe nuk theva asnjë kod të etikës. Ai luajti rolin e viktimës. Vetëmbrojtja në këtë rast ishte për një mesazh që kur cënoheni nga një burrë duhet të thyeni këtë cënim.
Nisida Tufa: Si është kur këmbehen fyerje, e takuat zotin Braçe?
Ina Zhupa: Jo nuk e kam takuar Braçen, nuk erdhi as në seancën e kaluar, kemi një marrëdhënie që ju e keni parë në televizion që kur mori komisionin e dezinformimit, kjo u bë sepse nuk donin t`ia linin opozitës, dezinformimi lidhet drejtpërdrejt me median. Të gjithat replikat e mia kanë qenë për çështjen dhe jo për çështje personale.
Kujtojmë që në seancën plenare të Kuvendit të mbajtur më 5 dhjetor deputetja Ina Zhupa e quajti socialistin ‘kone’ pasi ky i fundit e quajti ‘ruse’.
“Unë nuk i dëgjoj ata nën 1.50 metra. Nuk e di kush ta jep të drejtën të më quash ruse sepse unë nu kia jap vetes të drejtën të të quaj “kone’ edhe pse kështu të quajnë të gjithë. Ne fëmijët i mbajmë mirë, por kemi një shprehje kur futen në çështje të të mëdhenjve dhe u themi “O Erion tu rritë boja, sa shumë m*t të ha goja”- u shpreh Zhupa gjatë fjalës së saj nga Foltorja e Kuvendit./Versus.al
View this post on Instagram







