
Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula gjatë intervistës së tij në emisionin “Off The Record” e uroi kryedemokratin Sali Berisha për 81 vjetorin e lindjes.
Por nuk ngurroi të bënte batuta me ironi për deputetin e PD, Flamur Nokën për të cilin thotë se nuk duhet t’i bjerë kurrë në dorë drejtimi i partisë.
“Ishalla bëhet 100 vjeç sepse po s’rrojti Doktori, larg qoftë o Zot, me ra në dorë të Flamurit (Nokës) pastaj... iku për lesh opozita”, tha Sula.
“120 të shkojë. 100 herë më mirë ai sesa të bjerë në dorë të Flamurit. Turp pastaj... Ishalla o Zot të rrojë!”, shtoi Sula duke drejtuar duart nga qielli.
Ndërsa më herët Sula kritikoi qasjen e opozitës me presidentin Bajram Begaj për të cilin kanë dorëzuar edhe një kërkesë shkarkimi me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën në 7 raste.
“Politikisht, opozita ka të drejtë. Por, fillimisht duhet t’i dërgonte shkresë zyrtare Presidentit dhe t’i kërkonte llogari si i ka marrë lekët. Unë kam qenë deputet edhe në mazhorancë, edhe në opozitë. Ndoshta më ka ngelur edhe nga puna e prokurorit që nuk flas para kohe. Politikë do të bësh, por të drejtosh gishtin ndaj një personi është shumë e rëndë”, tha Sula. Versus.al







