POLITIKË /

“Fare fare, Begaj s’ka shkelje”, Balla ironizon opozitën: Më thanë se duan të shkarkojnë dhe Pëllumb Pilinçin

Teksa njoftoi se nesër do të ngrihet komisioni i Reformës në Drejtësi, Balla hodhi poshtë mundësinë e votimit për kërkesën e opozitës mbi shkarkimin e Begajt.

Shkruar nga Versus
“Fare fare, Begaj s’ka shkelje”, Balla ironizon opozitën:
Pëllumb Pilinçi dhe Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se kërkesa e bërë nga PD për shkarkimin e Begajt me argumentin se ka shkelur kushtetutën, nuk do të votohet. Sipas tij, presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje, pavarësisht se dekretoi datë për zgjedhjet në Tiranë ndërkohë që Kushtetuesja shqyrtonte ankimin e Veliajt.

Madje më tej, ai edhe e ironizoi kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt duke thënë se kishte dëgjuar se donin të shkarkonin edhe Pëllumb Pilinçin, një personazh që pretendon se ka krijuar qeveri teknike.

“Fare fare, në vlerësimin tim presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje. A ka ngelur ndonjë institucion që nuk ka kërkesë për shkarkim? më thanë që kanë bërë kërkesë gati për shkarkimin e zotit Pëllumb Pilinçit, ta shkarkojnë dhe atë”- tha Balla. Versus.al

Poll