POLITIKË /

"Je zar i Suel Çelës", debate në mbledhjen e kryetarëve, Balla i drejtohet Bardhit: Ik ore pirdhu!

Bardhi iu drejtua kryeparlamentarit Niko Peleshi duke i kërkuar që të sqaronte nëse ai është kryetar Kuvendi apo Balla duke patur parasysh direktivat e këtij të fundit për mbylljen e seancave plenare.

Shkruar nga Versus

"Je zar i Suel Çelës", debate në mbledhjen e

Në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare ka patur debate të forta mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit. Ky i fundit i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të ushtronte detyrën e tij siç ia përcakton ligji, ose ndryshe t’ja lërë vendin Taulant Ballës.

Ai tha se në Kuvend ka deputetë të zgjedhur nga krimi i organizuar, ndërsa pretendoi se mazhoranca po tenton të përdorë fuqinë e kartonave për të mbyllur gojën e opozitës.

Pjesë nga përplasja:

Bardhi: Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e Rregullores dhe e Kushtetutës. Nuk mund të mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin. Seanca e datës 9 tetor është mbyllur në mënyrë të njëanshme. Në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve.

Ta harrojnë! Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve. Nëse nuk e mbani dot atë karrige, lirojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar.

Bardhi – Ballës: Ke komunikime me Suel Çelën.

Balla: Ik ore pirdhu.

Bardhi: Pirdhu ti, i paedukatë. Ke fjalor rruge. Ça je ti mo, kush je ti? Ti je zar i Suel Çelës e na jep ne leksione etike. Ti do shkosh në burg, do shkosh në burg! Ti je një copë zar i Suel Çelës, i cili të përdori dhe tani nuk të afrohet më, sepse të  dhjere ne dru dhe te ka hedhur tutje. Versus.al

Poll