Vështirësitë për të dëgjuar të gjithë CD-të e audio-regjistrimit të seancës paraprake në burg, ka bërë që ish-ministri Ilir Beqaj të kërkojë të ketë ministren virtuale “Diellën” në qeli.
Beqaj ka pretenduar se nuk ka njoftim akuze sipas ligjit.
“Me sa duket më duhet një Diella, s’kam si t’ja bej ose të kem një kompjuter“- mësohet të jetë shprehur Beqaj.
Ky i fundit shfaqi kundërshti edhe për seancën paraprake ku iu rikualifikua akuza nga shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim në vjedhje duke shpërdoruar detyrën e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Pjesë nga diskutimi mes Beqajt dhe gjyqtares:
Beqaj: Procesverbalet qe me keni dhene janë të paplota
Gjyqtarja: Ato janë shënimet e përmbledhura, keni CD
Beqaj lexon procesverbalet e seancës paraprake që u zhvillua me dyer të mbyllura.
“E pyeta gjyqtaren më thuaj sa kam vjedhur, gjyqtarja ka përdorur si argument që un jam informaticien dhe i vëmendshëm në seancë“.
Për këtë dosje në gjykatë janë rreth 600 fashikuj ose e thënë ndryshe mbi 30 mijë faqe. Ish-ministri ka qenë i vetmi mes të pandehurve për këtë dosje që nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Versus.al







