Live Updates /

Kryeprokurorët raportojnë te Ligjet, Dumani: Goditëm 10 grupe kriminale, po hetojmë Portin e Durrësit! Çela: Drafti i Kodit Penal, represiv

*Krerët e Prokurorisë së Posaçme dhe SPAK kanë raportuar sot në komisionin për Çështjet Ligjore lidhur me veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024 krahasuar me vitin 2023. *Fillimisht kreu i Prokurorisë së Posaçme, Olsian Çela raportoi në komision duke bërë me dije se ka patur një rritje të kriminalitetit në shoqëri krahasuar me vitin 2023. Ndërsa sa i takon draftit të Kodit Penal, Çela pati kritika duke thënë se ky draft nuk reflekton nevojat e shoqërisë shqiptare. Ai tha se shtimi i 500 neneve më shumë në kodin penal tregon se deri tani shoqëria shqiptare paska jetuar në paligjshmëri. Çela theksoi nevojën për të ngritur një grup të posaçëm për analizën e draftit. *Ndërsa kreu i SPAK, Altin Dumani tha se nga 16 grupe të rrezikshme kriminale në vend, deri më tani janë goditur 10 prej tyre. Theksoi se pastrimi i parave dhe abuzimi me tenderat në administratë publike, ka shënuar rritje gjatë dy viteve të fundit. *I pyetur nga deputeti i PD mbi operacionin ndaj Visit të Pojës dhe mungesën e rezultateve të forta kundër krimeve zgjedhore, Dumani ia riktheksoi Bylykbashkit se i kishte dërguar hetues në shumë raste sa herë e kishte informuar. Por deklaroi se për shkak të numrit të kufizuar të prokurorëve, nuk mundet që SPAK të bëjë çdo gjë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Krerët e Prokurorisë së Posaçme dhe SPAK kanë raportuar sot në komisionin për Çështjet Ligjore lidhur me veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024 krahasuar me vitin 2023. *Fillimisht kreu i Prokurorisë së Posaçme, Olsian Çela raportoi në komision duke bërë me dije se ka patur një rritje të kriminalitetit në shoqëri krahasuar me vitin 2023. Ndërsa sa i takon draftit të Kodit Penal, Çela pati kritika duke thënë se ky draft nuk reflekton nevojat e shoqërisë shqiptare. Ai tha se shtimi i 500 neneve më shumë në kodin penal tregon se deri tani shoqëria shqiptare paska jetuar në paligjshmëri. Çela theksoi nevojën për të ngritur një grup të posaçëm për analizën e draftit. *Ndërsa kreu i SPAK, Altin Dumani tha se nga 16 grupe të rrezikshme kriminale në vend, deri më tani janë goditur 10 prej tyre. Theksoi se pastrimi i parave dhe abuzimi me tenderat në administratë publike, ka shënuar rritje gjatë dy viteve të fundit. *I pyetur nga deputeti i PD mbi operacionin ndaj Visit të Pojës dhe mungesën e rezultateve të forta kundër krimeve zgjedhore, Dumani ia riktheksoi Bylykbashkit se i kishte dërguar hetues në shumë raste sa herë e kishte informuar. Por deklaroi se për shkak të numrit të kufizuar të prokurorëve, nuk mundet që SPAK të bëjë çdo gjë.

7 Postime
4 ORE ME PARE

Nga ‘Visi i Pojës’ te krimet zgjedhore, Dumani-Bylykbashit: Ju kam sjellë hetues në mes të natës! Portin e Durrësit po e hetojmë

Kryeprokurorët raportojnë te Ligjet, Dumani: Goditëm 10 grupe

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i drejtoi disa pyetje kreut të SPAK, Altin Dumanit duke nisur nga krimet zgjedhore duke thënë se task forca kishte dështuar deri tek masa e arrestit për Visin e Pojës, operacion që sipas tij ishte vonuar dhe duhej të kishte ndodhur para 11 majit.

“Nëse ne do ishim në gjendje ti kapnim me presh në duar duke blerë votat, një Zot e di se çfarë mund të ndodhë. Por flasim për njerëz të krimit të organizuar, nëse do ishit me mua atë ditë në terren do të shihnit spektakël nga prania e tyre në terren.

Asgjë nuk ndodhi para zgjedhjeve. Ideja ishte që para zgjedhjeve ne të parandalonim diçka të tillë, fjalët ishin të mëdha, por nuk ndodhi gjë. Ajo që mund të them unë është se nuk kemi rrugë tjetër, nëse SPAK dështoi, atëherë ne nuk kemi rrugë tjetër.

Pse u vonua aq shumë veprimi për operaiconin Ura i cili nëse do kishte patur ndërhyrje 10 ditë para zgjedhjeve, unë ju garantoj se rezultati në qarkun e Durrësit do ishte diçka krejt tjetër.

A keni hetime për të kuptuar përse ndodhi kështu, pse u vonua ky operacion dhe nëse ndokush e dekonspiroi? Rasti i portit të Durrësit, është aseti strategjik më i madh që ka Shqipëria jo vetëm në vlerën e tij, por qoftë edhe ushtarak. Kemi bërë 2 kallëzime a ka hetime për këtë?

Po kështu e ngjashme është çështja e Ecopark në Durrës. Puna me fond 19 milionë euro, ishte kryer për 12.5 mln euro dhe pjesa tjetër nuk është përdorur”- u shpreh Bylykbashi mes të tjerash.

Nga ana tjetër, Dumani nuk ngurroi t’i përgjigjej deputetit duke i kujtuar se ka komunikuar me të personalisht dhe se i kishte dërguar hetues edhe në orar jo të përshtatshëm.

“Ju kam dërguar hetues në mes të natës sa herë që keni patur pretendime. Por ndodh edhe kjo. Sa herë që ju na dërgoni informacione dhe ne përgatitemi për të hetuar rastin, shohim në media që thuhet me titra: po blihen vota në këtë vend.  Ne 20 prokurorë jemi. Jam njëlloj i shqetësuar si ju për blerjen e votës së këtij vendi, sepse para se të jem prokuror jam qytetar. Por kapacitetet e SPAK, këto janë ne nuk jemi polici.

Sa për operacionin Ura, ne si SPAK e kemi dorëzuar kërkesën e caktimit të masës për muajin mars 2025, vendimi është dhënë diku nga data 5 ose 6 maj. Të njëjtën ditë është komunikuar me kolegët tanë të Barit, është koodinuar takimi në Shqipëri në datën 7 dhe ata kishin punë përgatitore për të bërë sepse shumica ishin në Itali ata që u arrestuan.  Nuk është detyra jonë të arrestojmë njerëz, e bën policia ne vetëm kërkojmë masën”- tha Dumani.

Ndërsa theksoi se ka nisur hetimi edhe për Portin e Durrësit dhe Ecopark për të cilat PD pretendon se është përfshirë edhe vetë kryeministri Edi Rama.

“Sa i takon Portit të Durrësit, ka filluar procedim penal, për shkak se është në fazën e hetimit paraprak nuk mund t’u jap më shumë informacion.

Sa i takon Eco Park, procedimi është në fazën e hetimit paraprak dhe hetimet janë drejt përfundimit. Është regjistruar kryesisht në SPAK para se PD të bënte denoncimin”- shtoi kreu i SPAK. Versus.al

4 ORE ME PARE

"Nuk do rikandidoj si prokuror i SPAK", Dumani: Kuvendi të shqyrtojë rinovimin e mandatit të kolegëve

Kryeprokurorët raportojnë te Ligjet, Dumani: Goditëm 10 grupe

Kreu i SPAK, Altin Dumani nënvizoi sërish nevojën e ndërhyrjes nga Kuvendi sa i takon mandatit të prokurorëve të posaçëm për t’u dhënë këtyre të fundit të drejtën që të rikandidojnë.

Dumani tha se kjo gjë nuk lidhet aspak me interesa personale duke e bërë të ditur se ai pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK, nuk do të kandidojë sërish. Por theksoi se është domosdoshmëri që të shihet kjo gjë pasi në 2028-ën u përfundon mandat 11 prokurorëve dhe në këtë mënyrë cënohen çështjet hetimore që mund të kenë vite që ndiqen prej tyre.

“Sa i takon mandatit të prokurorëve, unë kam qenë i zëshëm. Nuk ka të bëjë fare me interesin personal. Në përfundim, ju siguroj se pas mandatit 9 vjeçar nuk do të rikandidoj në SPAK. Është zgjehdja ime, e kam bërë këtë zgjedhje që në fillim të mandatit tim. A mund ta imagjinoni se në vitin 2028, 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandate. Mund ta imagjinoni bishllëkun që krijohet? Unë vlerësoj se ne nuk kemi aq shumë burime njerëzore sa të zëvendësojmë këta prokurorë.

Ata kanë vite që ndjekin dhe një moment të bukur u thua mandate yt mbaroi, sat ë vijë prokurori tjetër të ambientohet me çështjet etj etj. Shteti shqiptar, BE, SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për t’u rritur profesionalisht, për të krijuar këtë unitetin e nevojshëm karshi politikës dhe megjithë këtë investim një ditë të bukur u thuhet prokurorëve të posaçëm… do shkosh në një prokurori të juridiksionit të përgjithshëm ndërkohë që për të janë bërë trajnime e investime për t’u bërë edhe më ekspertë në ndjekjen e krimit të organizuar. Ne kërkojmë që t’u jepet e drejta prokurorëve që të rikandidojnë. Mundet që edhe prokurorët e prokurorive të përgjithshme të kandidojnë patjetër”- deklaroi Dumani. Versus.al

 

5 ORE ME PARE

Dumani: Pastrimi i parave dhe abuzimi me tendera në administratën publike, shënoi rritje gjatë 2023-2024

Kryeprokurorët raportojnë te Ligjet, Dumani: Goditëm 10 grupe

Gjatë raportimit të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, kreu i SPAK, Altin Dumani foli edhe për korrupsionin në administratën publike.

Sipas të dhënave të lexuara prej tij, abuzimi me tenderat dhe pastrimi i parave kanë shfaqur rritje të fortë gjatë viteve 2023-2024 në administratën publike duke treguar abuzim të vazhdueshëm me fondet publike të qytetarëve.

“Të dhënat për veprat penale në fushën e korrupsionit tregojnë nivel të lartë dhe me ndikim të drejtëpërdrejtë në qeverisjen publike. Veprat me rrezikshmëri më të lartë, rezultojnë pastrimi i parave dhe shkelja e barazisë në tendera të cilat shfaqin rritje të fortë gjatë 2023 dhe 2024 duke treguar abuzim të vazhdueshëm me fondet publike dhe përfshirjen e subjekteve fiktive. Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ruan trend të lartë stabël duke dëshmuar përhapje të praktikave korruptive në administratën publike. Ndërkohë ushtrimi i ndikimit të paligjshëm mbetet formë tipike e ndërhyrjes në vendimmarrjen publike. Veprat e korrupsionit në nivelet e larta, megjithëse paraqesin ulje relative në vitin 2024 mbeten krime me rrezik të lartë strategjik pasi cënojnë besimin publik tek shteti”- tha Dumani. Versus.al

6 ORE ME PARE

"65 mln euro të sekuestruara gjatë 2024-ës", Dumani: Rritje me 60% krahasuar me vitin paraardhës

Kryeprokurorët raportojnë te Ligjet, Dumani: Goditëm 10 grupe

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar sot në komisionin e Çështjeve Ligjore mbi veprimtarinë e institucionit që ai drejton sa u takon statistikave të vitit 2024 në raport me vitin 2023.

Dumani tha se përgjatë vitit 2024 janë sekuestruar apo konfiskuar në total pasuri me vlerë 65.5 milionë euro, prej të cilave 28.7 mln euro janë të sekuestruara dhe pjesa tjetër të konfiskuara.

Krahasuar me vitin 2023, vihet re një rritje e pasurive të sekuestruara/konfiskuara me 60% më shumë. Gjithashtu vihet re edhe se janë regjistruar 19% më shumë çështje nën hetim krahasuar me vitin 2023.

Përsa i takon numrit të personave të burgosur, Dumani tha se të arrestuarit me urdhër të SPAK të cilët mbahen në paraburgim përbëjnë 9.5% të totalit. Ndërsa tha se përgjatë vitit 2024, një numër i konsiderueshëm personash, në 246 raste ose 40% e totalit, janë hetuar pa masë sigurie duke treguar qasjen më të butë dhe metodave alternative përveç atyre të arrestit me burg. Versus.al

8 ORE ME PARE

"Mendoni se për 1 muaj u nis e u bitis", Çela për Kodin Penal: Nëse ju duhet urgjent, përktheni atë gjerman

Kryeprokurorët raportojnë te Ligjet, Dumani: Goditëm 10 grupe

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela pati kritika të forta ndaj draftit të kodit penal që është hedhur për konsultim publik. Në vijim të qëndrimit që mbajti gjatë pranisë në komisionin për Çështjet Ligjore, Çela tha se as ai dhe as prokurorë të tjerë nuk janë askushi të vlerësojnë nëse sjellje të caktuara shoqërore janë apo jo të dënueshme.

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri i kërkoi Çelës që të jepte analizën e tij dhe të mos presë vetëm nga politika. Por reagimi i kryeprokurorit ishte i menjëhershëm duke i bërë të qartë Gjiknurit se një kod penal serioz kërkon kohë të analizohet dhe jo thjesht një muaj konsultime. Madje ai shtoi se nëse iu duhet urgjent një kod penal, më mirë të përkthejnë atë gjerman.

Pjesë nga diskutimi në komision:

Olsian Çela: Refuzoj sot të flas për çështje që lidhen me elementë të Kodit Penal se është e vështirë që në konsultim publik e institucional të kryesh një punë cilësore mbi dhënien e opinioneve. Teknika e përdorur për të shkruar kodin nuk është në lartësinë e duhur. Ne nuk jemi në gjendje të rishkruajmë normat. Është e pamundur. Shumë gjëra lidhen me politikën penale. Nuk jemi askush të vlerësojmë se një sjellje të caktuar në shoqëri është apo jo e dënueshme. Këtë duhet ta bëni ju. Nuk është detyra ime. Mbajta qëndrimin që fryma e kodit është represive. Kjo është ideja e hartuesit apo është një politikë që iu ngarkua na ekzekutimi? Si erdhëm ne në këtë pikë. Ne mund të japim opinione.

Damian Gjiknuri: Je në pozicionin më të mirë të mundshëm që të bëni një analizë të detajuar për të na ndihmuar ne. Mos e prit vetëm nga politikanë. Askush nuk është në gjendje këtu të vendosë kush shkon dhe kush jo.

Olsian Çela: Kjo do kohë dhe nuk e kemi. Në 9 shtator ka ardhur drafti për diskutim. Janë kryer disa tryeza konsultuese në disa rrethe. Më 10 tetor na ka ardhur një ftesë për të pasur dhe një fjalë përshëndetëse në një tryezë me drejtues institucionesh. Ju vërtet mendoni që për 1 muaj u nis e bitis kjo punë? Duhet të ndërtohet një grup ndërinstitucional për t’i bërë një vlerësim atij drafti. Pa qenë ata që e kanë bërë atë draft. Kjo nuk bëhet me punë vullnetare. Kjo është përgjegjësi institucionale shumë e madhe për të thënë po ose jo. ka nevojë për metodologji. O do të bëjmë një proces serioz që unë e mendoj të pamundur, ky është vullneti i qeverisë dhe ky është opinioni im deri në këtë pikë. Nëse e kemi me urgjencë për ta bërë është histori tjetër. Cili është kodi më i mirë që ka Europa? E marrim e përkthejmë, pse do lodhemi ne. Përkthejmë Kodin Gjerman, meqë na duhet në kod si i BE-së këta e kanë gati.

9 ORE ME PARE

Rritje e krimeve krahasuar me 2023-in, cili është qyteti me krim*nalitetin më të madh

Kryeprokurorët raportojnë te Ligjet, Dumani: Goditëm 10 grupe

Saranda rezulton të jetë qyteti me koeficientin e kriminalitetit më të lartë në raport me popullsinë për vitin 2024. Ndërsa qarku me më përqindjen më të ulët të kriminalitetit në raport me banorët, është Berati.

Ndërkohë, peshën më të madhe të procedimeve penale përgjatë vitit 2024, e zë Tirana me 35.5% të totalit të numrit të procedimeve. Shifrat i prezantoi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela gjatë seancës dëgjimore në komisionin për Çështjet Ligjore. Në total gjatë vitit 2024 janë ndjekur penalisht 47.576 persona, duke përbërë rritje me 4.79% krahasuar me vitin 2023.

Kryeprokurorët raportojnë te Ligjet, Dumani: Goditëm 10 grupe
Olsian Çela

Sa i përket tendencave të kriminalitetit, procedimet për veprat penale kundër pastrimit të parave, tregojnë rritjen më të lartë prej gati 59 %, ato për falsifikim të monedhave dhe letrave me vlerë 48 %, krimet në fushën e doganave afër 40 % si dhe veprat penale në lidhje me veprimtaritë bankare dhe financiare mbi 33 %. Këto të dhëna, nisur nga karakteristikat e veprave penale, evidentojnë forcim të ndjekjes penale ndaj veprimtarive kriminale që prekin sigurinë ekonomike të vendit, si dhe forcim të bashkëpunimit institucional dhe të sistemit të mbikëqyrjes e kontrollit.

Çela bëri me dije se ka një rritje të procedimeve të regjistruara edhe për krimet kundër jetës të kryera me dashje me 21,72 %, për veprat kundër lirisë së personit 30,59 %, për krimet seksuale gati 30%, për veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit pothuaj 29 %, për veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes rreth 18 %.

Rritja e numrit të procedimeve në këto fusha, dikton nevojën për ndërhyrje të koordinuara për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe socialë të parandalimit, si dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen efektive të kategorive vulnerabël të shoqërisë. Versus.al

9 ORE ME PARE

“500 nene plus”, Çela kritika draftit të Kodit Penal: Paskemi jetuar në paligjshmëri

Kryeprokurorët raportojnë te Ligjet, Dumani: Goditëm 10 grupe

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka patur kritika të forta ndaj draftit të Kodit të ri Penal. Duke theksuar se nuk ka patur argumente mjaftueshëm pro krijimit të një kodi të ri penal, Çela tha se nuk ishte i nevojshëm ky lloj hartimi, në kohën kur për t’u përshtatur me ligjet e BE-së mund të bëheshin ndryshime.

"Unë kam një opinion timin që ndikohet nga fakti që mungesa e përcaktimit të metodologjisë, nuk arrita të shoh nevojat e shoqërisë. Cilat kanë qenë? Asnjë në sot nuk është në gjendje ta përcaktojë, dy janë argumente që thonë kodi është i ’95-ës që nuk është argument sepse koda të vjetra ka plot që funksionojnë më së miri dhe tjetra, integrimi europian. Nuk di argument tjetër. Në pikëpamjen time ka patur nevojë për përmirësim aty ku është e mundur. Të ndryshosh bazat e aplikimit të Kodit Penal është një proces aspak i lehtë dhe kjo e bën dhënien e opinionit shumë delikat. Pse? Kodet i bëjnë profesorët pasi dëgjojnë nevojat e praktikantëve, por pasi shikojnë tendencat e shoqërisë. Kjo punë kërkon kohë he jashtëzakonsisht kujdes për procesin. Nëse ne mendojmë se duke bërë konsultime publike, pra duke mbledhur prokurorë në secilin rreth për 2 orë do arrijmë të kemi nëj produkt që vjen si rrjedhojë e konsultimit të gjerë publik, atëherë më vjen keq, por ky është thjesht justifikim”- tha Çela.

Ndërsa tha se procesi i konsultimit publik është thjesht justifikim sepse asnjë prokuror nuk ka kohë ta lexojë dhe të japë një mendim të qenësishëm mbi draftin. Duke vënë në dukje faktin që në draft janë shtuar 500 nene për vepra penale, Çela ngriti pikëpyetjen nëse gjatë gjithë kësaj kohe shoqëria shqiptare ka jetuar në paligjshmëri.

“Sot nuk ka asnjë prokuror në gjendje të bëjë analizë për 900 e ca dispozitave të këtij kodi të ri. Nëse ky prokuror ka qindra dosje, ku e gjeti ky kohën të japë mendim mbi ato dispozita? Pra procesi në vete është formal, nuk mund të jetë kurrë process thelbësor. Patjetër që kjo gjë do sjellë mungesën e një kritike serioze mbi draftin

Kalojmë nga një kod me 400 nene në një draft me 900 e ca nene. Po këto 500 nenet që janë shtuar, paskemi jetuar në një paligjshmëri të madhe në shoqërinë shqiptare ku shumë veprime të cilat kanë qenë të padënuara do i dënojmë këtej e tutje? Së treti teknika e përdorur, nuk është në lartësinë e duhur”- shtoi kryeprokurori Çela. Versus.al

Poll