POLITIKË /

Opozita ankimoi fitoren e PS, hapen kutitë e votimit në 36 qendra të Himarës

Seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 11:00, teksa relatori Koli Bele tha se atë ditë do të merret edhe vendimi

Shkruar nga M.H
Opozita ankimoi fitoren e PS, hapen kutitë e votimit në 36 qendra
Foto ilustruese

KAS ka vendosur të hapë kutitë e votimit për zgjedhjet e Himarës në 36 qendra votimi, pasi opozita hodhi akuza për parregullsi gjatë procesit të zgjedhjeve.

Seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 11:00, teksa relatori Koli Bele tha se atë ditë do të merret edhe vendimi.

Nga materialet zgjedhore në kutitë e votimit, opozita kërkon proces- verbalin e mbylljes, listën e zgjedhësve të QV, librin e protokollit të mbledhjeve dhe regjistrin e veçantë për të cilat ka 3 ditë kohë që t'i shqyrtojë. 

Koli BeleDuke qenë se 2 anëtar te KAS shfrytëzuan të drejtën që buron nga neni 21 fraksion 2 si dhe praktika e konsoliduar ne rastet e mëparshme, vendoset pa debat të hapen kutitë e materialeve sipas kërkesës së ankuesit.

Ky proces do të administrohet nga administrata e KQZ. Procesi do te kryhet ne prezencë te palës. Gjate procesit do te administrohen kopje. Ky proces te kryhet ne mënyre te pa ndërprerë dhe ne prezence te kamerave te KQZ.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Himarë u mbajtën më 5 gusht, ku fitoi me shumicë votash kundër Pjetër Gjikurisë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste, ndërsa 6 mijë qytetarë u ndaluan të merrnin pjesë në votime për shkak të kartave të ID të skaduara./ Versus.al

Poll