Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur lidhur me publikimin e dosjes me 500 faqe të SPAK lidhur me hetimet për çështjen e njohur si “afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani”.
Ai tha tha se SPAK po fsheh faktin se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka ndryshuar destinacionin e zonës duke e klasifikuar nga zonë sportive në zonë urbane gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak i Tiranës. Sipas Berishës, ky dokument i firmosur nga Rama që po fshihet nga SPAK mban firmën e datës 12 maj 2006.
“Ata fshehin dokumentin që tregon se ndryshimi ishte bërë më 12 maj të vitit 2006. Është Edi Rama ai që e ndryshoi destinacionin e zonës nga zonë sportive në zonë ndërtimi 5 muaj më herët nga çfarë pretendon SKAP-i.
Çfarë e detyri Ramën të ndryshojë destinacionin nga zona sportive në zonë urbane pa pasur asnjë kërkesë nga pronarët? Një kryetar bashkie nuk mund të jepte një vendim të tillë duke shkelur çdo ligj të vendit. Para këtij akti të pashembullt qëndrojnë vetëm interesa personale të Edi Ramës dhe rrethit të tij fare të ngushtë”- u shpreh Berisha.
Kryedemokrati theksoi më tej se ky vendim i Ramës u firmos nga 12 drejtorë të tij në vitin 2008 duke vendosur ndryshimin e destinacionit të zonës. Versus.al







