POLITIKË /

PD, gati për çeljen e fushatës! Mediu pret në Rinas këshilltarin amerikan LaCivita (VIDEO)

Ai është pritur në aeroportin e Rinasit nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili e cilësoi rikthimin e tij si një mbështetje të rëndësishme për opozitën.

Shkruar nga Versus

PD, gati për çeljen e fushatës! Mediu pret në Rinas

Këshilltari amerikan dhe strategu politik Chris LaCivita ka mbërritur në Tiranë në kuadër të nisjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Ai është pritur në aeroportin e Rinasit nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili e cilësoi rikthimin e tij si një mbështetje të rëndësishme për opozitën.

LaCivita do të jetë pjesë e ekipit drejtues të fushatës, përkrah liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

Ndërkohë, PD pritet të çelë zyrtarisht fushatën elektorale këtë të premte, më 11 prill, ora 19:00, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: