POLITIKË /

Përfundon mbledhja te selia rozë, Blendi Klosi zbardh detaje: Data se kur do të mblidhet Asambleja e PS! Do të ngremë strukturat e PS edhe në diasporë

Blendi Klosi konfirmoi se Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste do të zhvillohet më 21 Mars dhe njoftoi krijimin e strukturave të PS në vendet ku ka shqiptarë. Ai gjithashtu ritheksoi mbështetjen e partisë për drejtësinë dhe pavarësinë e SPAK në hetimet e saj.

Shkruar nga Versus
Përfundon mbledhja te selia rozë, Blendi Klosi zbardh detaje: Data se
Edi Rama në selinë rozë

Pas përfundimit të mbledhjes së socialistëve, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, konfirmoi për mediat se Asambleja e Përgjithshme e PS do të zhvillohet më 21 Mars.

Gjatë deklaratës, ai vuri në dukje rëndësinë e votës së diasporës në zgjedhjet e 11 Majit të vitit të kaluar dhe njoftoi se partia do të krijojë struktura dhe pika organizimi në çdo vend ku ka shqiptarë që ndjekin dhe votojnë PS.

Klosi gjithashtu u ndal te qëndrimi i socialistëve ndaj drejtësisë dhe SPAK, duke theksuar mbështetjen e plotë të partisë për hetimet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai deklaroi: "Mbështetje për drejtësinë ka qenë gjithmonë themeli i PS. Ne i qëndrojmë 100% parimit që nuk përfshihemi në asnjë proces hetimor dhe nuk bëjmë komente për vendimet e drejtësisë së re."

Sekretari i Përgjithshëm i PS theksoi se partia do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi dhe do të qëndrojë e pavarur nga vendimet e organeve ligjzbatuese, duke respektuar rolin e parlamentit shqiptar në këtë proces.

“Kjo parti e ka shprehur qartazi qëndrimin e saj, në asnjë rast nuk kemi asnjë diskutim për drejtësinë e re, mbështetja për drejtësinë kanë qenë themelet e PS. Kemi ardhur në 2013 me një premtim për reformën në drejtësi, vazhdojmë ta mbështesim dhe qëndrojmë gjithmonë të barazlarguar nga drejtësia sa i përket vendimeve të saj. Ne i qëndrojmë 100% parimit që nuk përfshihemi në asnjë proces hetimor. Raportet e tjera i takojnë parlamentit shqiptar, nuk do kemi asnjë koment për vendimet e drejtësisë së re”, tha Klosi.

Klosi po ashtu u shpreh se në fokus të PS do të jetë dhe ngritja e një strukture edhe në diasporë, në vendet sipas tij që PS ka marrë më shumë vota në zgjedhjet e 11 majit.

“Në mbledhjen e datës 21 mars ne do të kemi diskutime dhe do t’i hapur rrugë dhe zgjedhjeve të reja në parti. Me një rivlerësim të të gjithë kontributorëve të PS.

Në këtë proces do të kanalizohet edhe me një dimension të ri, që nga zgjedhjet e kaluara e kemi evidentuar të rëndësishëm, që është partia në diasporë. Shtrirjes së strukturave dhe në degët tona, kryesisht në vendet që kishim numrin me të madh të votave në diasporë”, tha Klosi.

/Versus.al

Poll