Tensione ka pasur sot në nisje të seancës në Kuvend, ku kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka shkëmbyer fyerje me socialistët, pasi këta të fundit rrëzuan kërkesën për interpelancën urgjente me kryeministrin Edi Rama.
Sipas kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla kjo kërkesë nuk është në përputhje me rregulloren.
Dhe teksa deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi po mbante fjalën e tij ai është konfliktuar me deputetin socialist Erion Braçe.
Bardhi: Si boll? Për çfarë e ka këshilluar mo Pandi se kush e di ti. A e di ti për çfarë e ka këshilluar? Për çfarë e ka këshillaur si të lejoj trafikun ndërkombëtar të drogës? Përgjigjuni. Dhe keni dhe guximin dhe thoni mos i thuaj. Gore çfarë ke ti (i drejtohet Erion Braçes)
Brace: Mbyll gojën. K*rvë burrë
Bardhi: Mbyll gojën ti. Mbaje vendin tënd aty mos ndërhy.
Erion Braçe: Mos fol fare.
Bardhi: Zëdhënës i krimit të organizuar. Ti vrave një qytetar në derën e SPAK. Përgjigjuni ti zonja kryeparlamentare. E dëgjove fjalorin që përdori ai.







