
Protesta para bashkisë së Tiranës, ka përshkallëzuar në përplasje mes të pranishmëve dhe efektivëve të policisë të cilët mbanin kordonin për të mos lejuar hyrjen e protestuesve në bashki.
Siç shihet edhe nga pamjet, policia ka përdorur spraj djegës për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë hedhur edhe sende të forta ndaj tyre.
Si pasojë janë dëmtuar disa protestues dhe deputetë të cilët ishin të pranishëm në momentin e hedhjes së sprajtit. Më herët, protestuesit kanë ndezur goma dhe kanë hedhur vezë drejt efektivëve. Versus.al







